Dalin në dritë detaje të tjera bombastike nga operacioni sekret i kryeministrit Edi Rama për të spastruar Partisë Socialiste nga njerëzit e Erion Veliajt. Burime të brendshme në PS konfirmojnë për herë të parë se operacioni i Edi Ramës për të shkatërruar rrjetin e Erion Veliajt ka qenë shumë më i gjatë, më i planifikuar dhe më i pamëshirshëm sesa mendohej.
Dokumente dhe dëshmi të reja tregojnë se plani nisi që në vitin 2019, kur Rama kishte marrë sinjalet e para për një puç të brendshëm të orkestruar nga ish-struktura e G99 që drejtohet nga Veliaj. Sipas të njëjtave burime, kryeministri kishte hartuar një listë “armiqsh politikë” brenda vetë partisë së tij, ku Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij ishin në krye. Të gjithë këta emra që po listojmë më poshtë, rezulton se kanë qenë pjesë e G99 që drejtohej nga Z. Erion Veliaj.
Madje të gjithë ata që bashkë më të tjerë shkojnë në 140 persona, pasi kanë kandiduar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 nën siglën e G99.
Më pas me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste ata u katapultuan me ndihmën e Veliajn në pushtetin vendor dhe qendror. Mesazhet e koduara, kërcënimet indirekte dhe lëvizjet e heshtura në prapaskenë ishin vetëm fillimi i një spastrimi të gjatë.
Një nga goditjet e para ishte largimi pa zhurmë i Bardhylka Kospirit nga posti i zëvendësministres. Pak më pas, Juliana Hoxha u hoq në heshtje nga Ministria e Drejtësisë.
Klotilda Bushka, Plarent Ndreca dhe Etjen Xhafaj u lanë jashtë listës fituese në zgjedhjet e 11 majit, duke humbur çdo ndikim politik dhe duke mos u zgjedhur deputet.
Goditja e madhe erdhi në vitin 2021
Rama po grinte (kosiste) ngadalë bazën e Veliajt, por goditja e madhe do të vinte në vitin 2021. Atëherë, ai vendosi të largojë nga Këshilli i Ministrave bashkëshorten e Arbjan Maznikut, një figurë kyçe në administratë për shtatë vite dhe një nga urat kryesore të Veliajt drejt qeverisë.
Ky veprim ishte një mesazh i qartë për Maznikun: askush nuk ishte i paprekshëm. Më pas në vitin 2023, Endri Fuga, ish-zëdhënësi dhe strategu i komunikimit të Ramës, u hoq nga skena dhe sot, sipas burimeve, jeton në Indonezi.
Pas kësaj çdo vit më pas solli një tjetër lëvizje kirurgjikale për të dobësuar Veliajn, duke e izoluar politikisht dhe duke shkatërruar rrjetin e tij të besuar.
Arrestimi i Veliajt
Megjithatë shkurti i 2025 shënoi kulmin e operacionit dhe spastrimit të PS nga G99-shat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua, duke humbur jo vetëm pushtetin, por edhe çdo mbështetje të fortë brenda Partisë Socialiste.
Nga rrjeti i dikurshëm i tij, sot kanë mbetur vetëm Milva Ekonomi dhe ministri Arbjan Mazniku. Por edhe ata, sipas burimeve pranë selisë rozë, janë tashmë në shënjestër dhe largimi i tyre është vetëm çështje kohe.
Ndërkohë të njëjtat burime nga PS-ja quajtur këtë proces “spastrim kirurgjikal”, një eliminim i ftohtë, i qëndrueshëm dhe i pamëshirshëm i çdo rivali të mundshëm. Që nga 2019, Rama kishte dosje të detajuara për secilin prej njerëzve të Veliajt: lidhjet, lëvizjet, aleancat, dobësitë.
Çdo goditje ishte e menduar në mënyrë që boshllëqet e krijuara të mos mbusheshin më kurrë. Në fund, mbeti vetëm një lider në fron. Rama kishte dërguar një mesazh të hekurt: nuk do të lejonte asnjë kryengritje të brendshme, asnjë sfidues për pushtetin absolut brenda Partisë Socialiste.
Pra kjo është historia e një lufte të fshehtë politike që nuk zhvillohet në salla Parlamenti, por në errësirën e korridoreve të pushtetit. Një histori ku aleatët e djeshëm shndërrohen në armiqtë më të rrezikshëm dhe ku fitorja nuk matet me duartrokitje publike, por me heshtjen e atyre që nuk guxojnë më të sfidojnë liderin.