Skip to content

Dalin fotot! Zbulohet vajza per te cilen braktisi Parashqevine ish burri i saj, ja cfare bejne sot

Robert Nolfe, ish burri i Parashqevi Simakut ka vite i martuar nje kengetare me moshe shume me te re me origjine Suedeze. Ata kane hapur bashke nje Akademi muzike ne NYC per femije dhe talente te reja dhe kane nje vajze 10-11 vjec. Google Robert Nolfe dhe ju del gjithcka per kete. Ato nuk e publikojne djalin e Parashqevise ne rrjetet sociale te ketyre…kane vec foto me vajzen.

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh teksa u pa në një video të postuar nga një televizion amerikan duke marrë ndihma sociale New York. Mbrëmjen e djeshme bizesmeni shqiptar Elton Ilirjani ndau një video ku tregonte se ishte takuar me artisten madje edhe i kishte siguruar një dhomë në hotel për tre javë.

Tashmë Ilirjani ka dhënë një tjetër lajm për Parashqevi Simakun. Nëpërmjet një postimi të publikuar në Insta Story, Ilirjani shkruan se artistja pas shumë vitesh është në kontakt me familjen. “Parashqevia u lidh pas shumë vitesh me vëllain e saj dhe nipat dhe mbesën! Familja e saj është tashmë në kontakt”, shkruan Elton Ilirjani në rrjetet sociale.

Related article  Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin

Parashqevi Simaku, këngëtarja e dashur e shqiptarëve iku nga Shqipëria në vitin 1992. Asnjë lajm prej saj, derisa u rikthye. Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri. Ishte viti 1997. Koha e gabuar për ta bërë këtë. Në Shqipëri luftohej.

Parashqevia dha këtë intervistë, në Hotel Rogner, për gazetaren Rudina Xhunga. Ishte 14 shkurt 1997. Ndaj edhe pse në Shqipëri kishte luftë, të gjitha pyetjet janë për dashurinë. Intervista nuk u botua për shkak se gazeta “Koha Jonë” u dogj më 2 mars 1997. Ajo u botua e plotë, vetëm pas rihapjes, më 4 maj 1997. Prej asaj kohe Parashqevei Simaku nuk ka folur më kurrë, askush nuk di çfarë ndodhi me të. Përveçse dimë me siguri që e duan akoma. Në Shqipëri, këtë divë të këngës, e duan të gjithë.

Related article  Numerohen 379 kuti, ja sa mandate marrin secila parti nese do ishte rezultati final

Na thoni një datë që e veçoni nga të tjerat? Dita e të dashuruarve. Në 14 shkurt ’96, Robert, im shoq më propozoi martesë. Atë mbrëmje shkurti, ai më ftoi në restorantin Xhons të Beverly Hills, ku më dhuroi unazën e familjes së tij. Më pas mësova se po në atë restorant ishte martuar dhe Merlin Monro.

Si u njohët? Nuk pata ndonjë romancë dashurie, sepse e vetmja dashuri që më ka lindur, më zhvillohet dhe besoj s’do më vdesë kurrë, është muzika, por s’kam harruar kurrë se në jetën time familja zë një vend të rëndësishëm. Njohja jonë erdhi për shkak të punës së përbashkët. Ai ishte instrumentist, i binte kitarës dhe këndonte në grupin, ku e shoqëruar nga 6 muzikantë, unë këndoja. Ndërsa po i jepnim dorën e fundit punës për të përfunduar albumin tim, më pyeti një ditë nëse mund të dilnim bashkë.

Përgjigja juaj ishte menjëherë po? Një shqiptare nuk thotë menjëherë po, qoftë dhe në Amerikë. Unë kujtoj t’i kem thënë: “Puno me mua, ose dashurohu me mua”, ndërsa ai m’u përgjigj se nuk do t’i pëlqente t’i ndante. Ai është shumë simpatik dhe unë duke i lënë refuzimet mënjanë, i shpjegova, që më parë duhet të respektonte traditën e vendit tim, pra t’i kërkonte dorën e vajzës, prindërve të mi, me anë të një letre. Kjo në fillim s’i pëlqeu shumë, por duke shkruar një letër të gjatë, të gjatë, nisi t’i dukej gati zbavitës fakti që iu shkruante dy njerëzve të panjohur, kundrejt të cilëve ndjente detyrim shpirtëror. Prindërit e mi i kthyen përgjigje pas dy javësh dhe pasi u prezantova në familjen e tij, për të dy nisi një jetë tjetër, një jetë e përbashkët që na duket sikur do të vazhdojë përjetësisht. Me kohë, kam kuptuar se ia vlen të ndash jetën tënde me një njeri të mrekullueshëm si Robert.

Related article  "Kuqja intelektuale, çifti i tregut çam....", Dalim postimet, çfarë shkruante Rozana për Nedën: Do e shtyp me makinë
Published inLajme