Skip to content

Çudia në Elbasan/ Pronari i shtëpisë lidhë pas pemës hajdutin e pulave, ai i lutet ta lirojë por…

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Labinot Mal të Elbasanit.

Pronari i një shtëpie ka kapur në flagrancë një hajdut, teksa ky i fundit ka qënë duke i vjedhur pulat. Pas kësaj, siç duket edhe në videon e dërguar në redaksinë e JOQ ALBANIA, pronari ka vendosur që ta lidhë hajdutin pas një peme duke e lënë aty gjithë natën.

Related article  “21 Janari” - Dëshmitari i ri hap “Kutinë e Pandorës” dhe i bën gropën Berishës, zbulime tronditëse

Ai shprehet se hajdutin e kishte kapur dje në mbrëmje dhe pasi e lidhi në pemë kishte njoftuar policinë, e cila e kishte shoqëruar në komisariat herët në mëngjes.

Related article  I zhdukur prej 23 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 56-vjeçarit/ Dyshimet e para

Në video shihet teksa hajduti lutet që të mos e lidhin, duke i kërkuar që ta heqin litarin.

Sipas pronarit hajduti është 28 vjeç dhe prej shumë kohësh kryente të tilla vjedhjesh në fshat.

Related article  EMRI/ Detaje nga plagosja në qendër të qytetit, 40-vjeçari u dërgua në urgjencë me...

Qytetari shkruan:

Pershendetje Joq! E kapa mbrëmë duke vjedhur pulat, ne Labinot mal te Elbasanit. Ndejti gjithë natën lidhur pastaj e mori policia. Eshte 28 vjec ka bere namin duke vjedhur fshataret. Faleminderit”

Published inLajme