Skip to content

‘Çfarë duhet të ndodhë më shumë këtu’ Shperthen gazetari per situaten ne Vlore: Kjo është një çmenduri, nuk mund…

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar me tone të ashpra lidhur me situatën alarmante të krijuar nga zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ai ka ndarë pamje tronditëse nga vendngjarja, duke e cilësuar këtë zjarr si një “çmenduri e përsëritur”, që nuk mund të justifikohet më përmes togfjalëshit standard “aksident natyror”.

Ndërkohë që vatra e zjarrit vazhdon të përhapet në mënyrë të pakontrolluar, mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në fushën e mbetjeve urbane të qytetit bregdetar. Zjarri ka shkaktuar një sasi të madhe tymi të dendur dhe toksik, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve përreth dhe mjedisin përreth zonës.

Kikia nuk ka kursyer akuzat ndaj autoriteteve vendore dhe qendrore, duke denoncuar si të papërgjegjshëm dhe kriminal keqmenaxhimin e mbetjeve nga qeveria dhe bashkia. Ai i ka bërë thirrje institucioneve të ndalojnë praktikën barbare të “menaxhimit” të mbetjeve përmes djegies së tyre në natyrë, një metodë primitive që dëmton rëndë ambientin dhe shëndetin publik.

Postimi i plotë i gazetarit Mentor Kikia:

“Sërish zjarr e smog në fushën e mbetjeve në Vlorë!
Çfarë duhet të ndodhë më shumë këtu?
Kjo është një çmenduri, që nuk mund të fshihet më pas fjalës “aksident natyror”.
Qeveria dhe bashkia duhet të ndalojnë së “menaxhuari” mbetjet duke i djegur në natyrë”.

Ky reagim vjen në një kohë kur vendi po përballet me një seri zjarresh në zona të ndryshme, ndërsa problematika e menaxhimit të mbetjeve vazhdon të mbetet një plagë e hapur, që institucionet duket se nuk kanë vullnet ta zgjidhin.

Published inShowbizz