Skip to content

Cdo gje ka perfunduar! Ndahet Bora Zemani nga Donald Veshaj, zbulohet arsyeja e dhimbshme

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj duket se i kanë dhënë fund përfundimisht marrëdhënies së tyre, pas një periudhe të gjatë ndarjesh e ribashkimesh. Prej disa ditësh, fansat kanë vënë re se të dy kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, duke i dhënë kështu fund çdo shenje publike të lidhjes së tyre.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se xhelozia ka qenë një ndër arsyet kryesore të prishjes së marrëdhënies, e cila ishte bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar në përditshmëri. Mësohet se mosmarrëveshjet janë shtuar në muajt e fundit, duke çuar në një vendim të ndarjes pas disa tentativave për ta rikthyer lidhjen.

Related article  Tjetër vrasje në vend - Qëllohet për vdekje një person, arrestohet autori i dyshuar

Historia e tyre e dashurisë nisi gjatë emisionit “Treshat”, ku publiku u njoh me afërsinë mes dyshes. Pas daljes nga programi, Bora dhe Donaldi zyrtarizuan lidhjen e tyre, duke u bërë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Megjithatë, pas karantinës dhe një periudhe bashkëjetese disamujore, raporti i tyre filloi të përballej me sfida të shumta.

Related article  U gjet i pajetë në rezervuar, jepet dënimi për 4 vrasësit e Martin Çeços! Ja sa do të qëndrojë pas hekurave Martina Pajollari

Sipas miqve të afërt, këtë herë ndarja duket më serioze se kurrë më parë, edhe pse shumë ndjekës ende shpresojnë për një ribashkim të mundshëm. “Nuk është si herët e tjera,” – janë shprehur disa burime pranë çiftit, duke nënvizuar se vendimi për të hequr çdo gjurmë të përbashkët në rrjetet sociale tregon se marrëdhënia ka marrë fund përfundimisht.

Related article  BUXHETI - Ja sa do marrin pensionistët shqiptarë

Aktualisht as Bora dhe as Donaldi nuk kanë reaguar publikisht për situatën, ndërsa fansat e tyre kanë mbushur komentet me pyetje e mbështetje për të dy, duke e bërë sërish ndarjen e tyre një prej temave më të diskutuara në rrjetet sociale.

Published inLajme