Skip to content

Bushati shpërthen ndaj Zegjinesë: Ajo është një ***

Analisti Andi Bushati ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV rastin e Zegjinë Çaushit, deputetes e cila përjetoi një situatë të pazakontë me mandatin e saj në Fier pas rinumërimit të votave dhe dorëheqjes së një kolegeje.

Bushati e ka lidhur rastin e Zegjinës jo vetëm me fatin e saj personal, por edhe me ndikimin e Kryeministrit Edi Rama në procesin zgjedhor. “Rasti i Zegjinesë, nuk është fati personal i asaj bibës. Po të pyesësh këdo që është marrë me fushatën në Fier, thonin nuk varej as nga Belinda, por ishte porosi e Ramës, ti vë këtë Gaz Bardhit se më ka sharë vëllain,” – ka thënë Bushati, duke sugjeruar se Çaushi është një figurë e kontrolluar nga Rama.

Analisti ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si funksionon pushteti në Shqipëri, duke marrë si shembull mbledhjen e Ramës në bashkinë e Vlorës. “Me këtë mënyrë autokratike, pashë një skenë të llahtarshme në bashkinë e Vlorës. Këta që pretendojnë se jetojmë në demokraci, pushteti lokal dhe ai qëndror janë të ndarë, nuk mund të shkojë kryeministri të shkarkojë të gjithë bashkinë dhe kryetari i bashkisë të rrijë si këlluf,” – ka theksuar Bushati, duke vënë në dukje mungesën e ndarjes së pushteteve.

Duke u ndalur tek problemet e korrupsionit, Bushati ka pyetur: “Pse vazhdon vjedhje masive te Bankers? Pse vazhdon ajo posaqi me inceneratorët? Sepse në autokraci vdes çdo mekanizëm kontrollues. Po bëre shtet të një njeriu, që kush ka leje të vjedhë, vazhdon të vjedhë, ndodh edhe inceneratori dhe Patoz Marinza. Nuk ka as drejtësi, as SPAK, që të hetojë.”

Në fund, Bushati e ka përmbledhur analizën e tij duke thënë se “Fakti i Zegjinesë, që është një bibë e pilotuar nga Edi Rama, tregon se shumica, qindra mijëra shqiptarë, sillen si mini Zegjine, si biba që i shërbejnë pasurimit të një njeriu të vetëm.”

Published inLajme