Skip to content

“Burri im nuk ka bërë asgjë, dua që të lirohet/ Lindi fëmijën në moshën 14-vjeçare, e mitura kërkon lirimin e bashkëshortit nga burgu

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24 është trajtuar historia e një të miture 14 vjeçare nga komuniteti egjiptian  e cila lindi një fëmijë me një 21 vjeçar, ku ky i fundit akuzohet me veprën penale “marrëdhënie seksuale me forcë me të mitur” dhe ndodhet në paraburgim në burgun e Korçës.

Së bashku me gjyshen e 21 vjeçarit, ajo ka dhënë versionin e saj në një lidhje telefonike në studio.

Related article  Deklarata e bujshme e Selin per DJ Gimbon

Sipas 14-vjeçares ajo ka 5 muaj që nuk ka asnjë komunikim me Dritsonin dhe se ai nuk e ka takuar asnjëherë vajzën e tyre.

Ajo konfirmoi se ishte dakord për lidhjen, por prindërit e saj e kishin gënjyer atë duke i thënë se ajo ishte 17 vjeç.

Të dy kishin një bashkëjetesë të rregullt, dhe ajo u zhvendos nga Miloti në qytetin e Korçës.

E mitura kërkoi lirimin e bashkëshortit nga burgu, duke shtuar se ka vështirësi ekonomike.

Related article  LAJM I FUNDIT - Aksion masiv i policise, efektivet perplasen me qytetaret (VIDEO)

“ Kam 5 muaj që nuk kam komunikim me të.Unë linda një vajzë, por ai nuk e ka takuar akoma. Prindërit e mi më thanë për lidhjen, dhe unë isha dakord. Ato e gënjyen bashkëshortin tim duke i thënë që unë isha 17 vjeç. Kishim një bashkëjetesë të rregullt . U zhvendosa nga Miloti në Korçë.  Nuk kemi para për tu ushqyer .Dua që ai të lirohet nga burgu, nuk ka bërë asgjë.” përfundoi ajo.

Related article  “U ngritëm të dyja bashkë, më tha…”/ Nëna e 16-vjeçares rrëfen ditën e fundit të së bijës

Gjithashtu edhe gjyshja e 21 vjeçarit, kërkoi drejtësi për nipin  ndërsa i ka bërë thirrje prokurorisë të lirojë Dritsonin.

“Nipi im nuk ka bërë asgjë. Ai është jetim e kam rritur vetë sepse nëna e tij ndërroi jetë. Ato u lidhën me mblesëri, ne shkuam në Milot për të takuar nusen  dhe familja e saj ishte dakord. Dua drejtësi, nipi im duhet të lirohet.” deklaroi e moshuara.

 

Published inLajme