Skip to content

Burgu therret median per votimin e Ilir Metes, me pas i kthen mbrapsht, ja arsyeja e cuditshme

Ndryshe nga vitet e tjera, kreu i PL, Ilir Meta ka votuar në burgun e Fierit. Per votimin e tij ishin njoftuar mediat se do te behej ne oren 10.00 dhe ishte marre miratimi per ta filmuar, por dicka ka ndodhur papritur.

Asnje media nuk ishte e pranishme gjate votimit te ish presidentit te republikes dhe arsyen e ka shpjeguar vete ai me nje status ne Facebook.

Postimi i plotë i Metës:
Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!

Related article  Ngjarje e fundit/ Burri godítet me thíkȅ - Detajet e para

Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.

Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.

Related article  Horoskopi, e hënë, 24 Shkurt 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.

Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.

Related article  Përgjimet/ “Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i ndyrë”, Veliaj shpërthen ndaj ministrit

Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.

Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë.

Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton!
Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!

Published inLajme