Skip to content

‘Brenda dy ditesh pritet qe…’ PD merr lajmin e madh per zgjedhjet nga nderkombetaret

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Franc Nuri, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se shumë shpejt pritet një reagim publik nga faktori ndërkombëtar lidhur me rezultatin dhe parregullsitë e zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, e gjithë fushata dhe rezultati përfundimtar nuk përfaqësojnë vullnetin real të qytetarëve shqiptarë, pasi sipas tij, zgjedhjet janë vjedhur dhe deformuar në mënyrë flagrante.

“Na ndajnë vetëm dy ditë nga një reagim i rëndësishëm ndërkombëtar që do të mbështesë kauzën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do ta shikoni vetë shumë shpejt se çfarë po vjen. Presim që brenda këtij afati të ketë zhvillime të qarta dhe mesazhe të drejtpërdrejta për situatën e rëndë të zgjedhjeve në Shqipëri,” tha Nuri.

Related article  Plas sherri mes Luiz Ejllit dhe Anaid Kalotit, përplasje e fortë…! (FOTO)

Ai u shpreh me bindje se Partia Demokratike ka qenë fituese e padiskutueshme e këtyre zgjedhjeve, por fitorja iu mohua përmes një aparati të mirëorganizuar manipulimi.

Sipas tij, rezultati nuk është pasojë e votës, por e një procesi të deformuar nga blerja e votës, përdorimi i administratës publike dhe presionit sistematik mbi qytetarët.

“Fitorja i takonte Partisë Demokratike pa asnjë dyshim. Ne kishim një superfushatë, të strukturuar dhe të mbështetur nga konsulentët më të mirë politikë ndërkombëtarë, të njëjtët që kanë ndihmuar edhe presidentin Donald Trump në SHBA.

Related article  “Pas 7 vite sfida dhe halle…”/ Meri Shehu paralajmëron fuqishëm: Lek i madh per keto shenja

Zoti Berisha ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme, me një intensitet që nuk është parë më parë: katër mitingje në ditë, takime në të gjitha zonat, në Shqipëri dhe në diasporë, ndërkohë që pala tjetër tallej me qytetarët, e nisi me shfaqje folklorike dhe e mbylli me cirk elektoral pa përmbajtje,” – deklaroi ai.

Nuri i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të mos mbyllë sytë përballë asaj që ai e cilësoi si një krim zgjedhor dhe një sulm mbi demokracinë. Ai shtoi se PD-ja nuk do të heqë dorë nga denoncimi i kësaj farse elektorale, dhe se në ditët në vijim do të vihen në dispozicion të opinionit publik dhe aktorëve ndërkombëtarë të gjitha provat që sipas tij tregojnë se fitorja iu vodh Partisë Demokratike.

Related article  LAJM I FUNDIT - Kris Arma! Burri qëllon gjatë sherrit me fqinjin – Detajet e para

“Kjo nuk është thjesht çështje mandatesh, kjo është një çështje legjitimiteti. Këtu janë vjedhur zgjedhjet. Dhe kjo do të ketë pasoja serioze,” përfundoi Nuri.

Published inLajme