Një skandal i përmasave të mëdha po trondit opinionin publik, pas zbulimeve të fundit që një trafik.ant i njohur dro.ge nga veriu i vendit posedon një koleksion të konsiderueshëm videosh int.ime dhe materialesh të natyrës ero.tike, ku protagoniste janë disa moderatore të njohura televizive, ish-misse dhe modele shqiptare.
Sipas burimeve të afërta me këtë çështje, traf.ikanti, i cili njihet për frekuentimin e lokaleve luksoze në Tiranë, Dhërmi dhe Dubai, dyshohet se ka krijuar këtë “koleksion” përmes marrëdhënieve të tij me personazhet e njohura. Këto marrëdhënie thuhet se kanë ndodhur në këmbim të shumave parash që variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro, duke sugjeruar një formë shfrytëzimi apo komprometimi të këtyre individëve.
Raportet fillestare tregojnë se disa nga moderatoret e njohura kanë dërguar me vullnetin e tyre video inti.me trafikantit, duke besuar në konfidencialitetin e tij. Në raste të tjera, mbetet ende e paqartë nëse trafik.anti i ka filmuar këto personalitete në momente inti.me me ose pa dijeninë e tyre. Materialet e komprometues janë ruajtur nga trafikanti dhe thuhet se janë ndarë me një rreth të ngushtë miqsh të tij, të cilët më pas i kanë shpërndarë edhe tek individë të tjerë.
Ky skandal ka shkaktuar shqetësim të madh pasi videot e disa prej moderatoreve të njohura të ekraneve shqiptare, ish-miseve dhe modeleve kanë filluar të qarkullojnë në një rreth të kufizuar personash, duke përfshirë edhe disa gazetarë. Situata bëhet edhe më delikate duke marrë parasysh faktin se këto personalitete vazhdojnë të jenë aktive në media dhe rrjete sociale, duke ndërtuar imazhe publike që bien ndesh me përmbajtjen e videove në fjalë.
Ky incident ngre pikëpyetje serioze mbi privatësinë, sigurinë personale dhe etikën në marrëdhëniet mes figurave publike dhe personazheve nga bota e krimit. /Prapaskena/