Skip to content

Artani për Brikenën: “B*shtra, desh të më…”/ Familjarët e saj bëjnë veprimin urgjent

Një diskutim mes banorëve në “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar tensione pasi Artani zgjodhi të përdorte një frazë nga filmi i njohur shqiptar, “Vdekja e kalit”.

Gjatë bisedës në grup, në të cilin ishte e pranishme edhe Brikena, ai deklaroi me ironi:
“Vdekja e kalit, vdekja e kalit kur i tha ‘Bushtra, desh të më provokonte’. E keni parë filmin?”

Kjo fjali shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Brikenës, e cila i kërkoi shpjegime rreth qëllimit të këtij citimi: “Qysh? Çfarë ka lidhje kjo ‘Bushtra desh të më provokonte?”

Related article  Tronditëse! Qytetari nxjerr gurë të mëdhenj nga gusha e gjelit të detit: Ia kanë dhënë me forcë për të shtuar në peshë

Incidenti nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë. Familjarët e Brikenës, të cilët kanë nën menaxhim profilet e saj në rrjetet sociale, e kanë dënuar ashpër këtë moment.

Përmes një reagimi në Instagram, ku kanë shpërndarë edhe videon e ngjarjes, ata e konsideruan gjuhën e përdorur si ofenduese dhe kërkuan ndërhyrjen e formatit. Ne mesazhin e tyre thuhet se:

Related article  10 minutat që tronditën botën/ Gazetarët e BBC rrëfejnë çfarë panë në dhomën e sherrit Trump–Zelensky

“Loja ka limite, por edukata është detyrim! Është e turpshme që një banor përdor krahasime me filma për të ofenduar Brikenën me termin ‘B*****’ (e dihet shumë mirë çfarë nënkupton ajo fjalë në atë film). Mosha nuk është asnjëherë arsyetim për të cenuar dinjitetin e një vajze në ekran kombëtar. Familja dhe ne si menaxhim i Brikenës jemi të shokuar nga kjo gjuhë dhe presim reagim nga produksioni. Nuk do të lejojmë asnjë lloj bullizimi ndaj saj!”

Related article  Tragjedi në familje gjatë natës! Vdesin gruaja dhe burri, djali rëndë! EMRAT DHE PAMJET

Theksojmë se gjuha e përdorur dhe kufijtë e etikës në bashkëjetesën brenda “Big Brother” mbeten një temë e ndjeshme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një qëndrim zyrtar nga ana e produksionit pas thirrjes publike të familjes.

Published inLajme