Skip to content

Pritej rrezimi i Rames, por PD TRONDIT! “Perjashton” Salianjin nga…! AKUZAT E RENDA!

Përplasja mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishë e mbështetësve të tij ka kaluar në një tjetër nivel. Përveç sulmeve në distancë, Sekretari i PD, Flamur Noka, ka shkuar deri aty sa e ka larguar Salianjin nga grupi në WhatsApp i Kryesisë së partisë.

Duhet kujtuar se Salianji është anëtar i Kryesisë së PD dhe madje në mbledhjen e fundit pati shumë përplasje. Ky largim mund të nënkuptohet dhe si një sinjal se ai mund të jetë larguar edhe si anëtar i Kryesisë.

Related article  Tragjedia për Shën Valentin, kjo është 20-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë

Mbledhja e Kryesisë e mbajtur më 13 dhjetor u shoqërua me tensione dhe debate. Konkretisht mësohet se ka pasur një përplasje mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.

Noka i ka thënë Salianjit: “me këtë që po bën ti je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”.

Related article  Pas 20 vite studime Blerina Bombaj jep këshillën që duhet ta lexojnë të gjithë

Ndërsa Salianji i është drejtuar duke i thënë:”Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.

Ai e akuzoi Nokën për shkatërrimin e partisë, teksa tha se “sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrezuar Ramën, e paskeni me ne”.

Related article  Ajola Xoxa del zbuluar/ 500-çe të mykura dhe miliona lekë fatura fiktive për... (Bisedat telefonike)

Salianji ka kërkuar që analiza të bëhet brenda strukturave të partisë dhe “të mos dalë anash”.

Kujtojmë që Ervin Salianji ka ndërmarrë në javët e fundit një tur takimesh me ata simpatizantë dhe anëtarë të PD në të gjithë vendin, takime që kreu i partisë, Sali Berisha, i ka cilësuar si nisma personale dhe pa lidhje me partinë.

Published inLajme