Skip to content

Biletat për Shqipëri – Serbi, FSHF thirrje urgjente tifozëve: Veproni kështu pa humbur kohë!

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se po vijon procesi i shpërndarjes së biletave për ndeshjen e shumëpritur kualifikuese të Kupës së Botës 2026 mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

FSHF ka theksuar në një njoftim zyrtar se të gjithë personat që janë shpallur fitues në shortin elektronik dhe kanë fituar të drejtën për të blerë biletat duhet të veprojnë sa më shpejt. Linku i dërguar për blerje është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Related article  'Nuk ka vend në Europë' — Gjermania reagon ashpër ndaj Edi Ramës: Shqiptarët duhet të...

Pas kalimit të këtij afati kohor, linku do të bëhet automatikisht i pavlefshëm dhe biletat nuk do të mund të blihen më. Për këtë arsye, Federata i bën një thirrje të përsëritur të gjithë fituesve që të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit të përcaktuar, duke kryer pagesën përkatëse për biletat e fituara.

Related article  Mbjell patate me fekale njeriu, por pasi i nxjerr nga toka i ndodh ...

Ndeshja Shqipëri – Serbi pritet të jetë një sfidë e rëndësishme në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, dhe interesi i publikut për të ndjekur këtë përballje është i jashtëzakonshëm. FSHF kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë fituesve të shortit për të respektuar afatet e përcaktuara në mënyrë që të shmangen problemet dhe të gjithë tifozët e interesuar të kenë mundësinë të sigurojnë biletën e tyre për këtë ndeshje emocionuese.

Related article  Nipi i deputetit te njohur vret 19-vjecarin me makine pas sherrit per nje femer
Published inLajme