Skip to content

‘Betejë’ e eger mes Gaforres e Peshores, Zonja Meri parashikon kush do jete fitues i zgjedhjeve të 11 majit

Teksa fushata elektorale hyn në javën e saj të fundit dhe dita e votimeve më 11 maj afrohet me ritme të vrullshme, vëmendja nuk është më vetëm te sondazhet apo mitingjet politike — por edhe te… yjet!

Astrologia e njohur Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka bërë një parashikim të shpejtë dhe domethënës për garën më të komentuar politike të momentit. Siç ka ndodhur edhe më parë, ajo u përqendrua te karakteristikat astrologjike të dy figurave kryesore të garës: kryeministrit Edi Rama, i cili i përket shenjës së Gaforres, dhe kryeopozitarit Sali Berisha, që është i shenjës së Peshores.

Duke iu referuar ndikimit të planetëve në këtë periudhë, Meri Shehu theksoi:

“Kemi Ramën Gaforre dhe Berishën Peshore. Të dy i prek planeti Saturn, por në mënyra të ndryshme. Njërin e prek ‘lart’, tjetrin ‘poshtë’. Dhe, pavarësisht se është një situatë shumë e vështirë, është gjithmonë më mirë të të prekë lart sesa poshtë. Besoj se Gaforrja (pra Rama) mund të ketë akoma më shumë fat në këtë garë.”

Kjo deklaratë ndezi diskutime të menjëhershme në rrjet dhe përforcoi interesin e publikut për një këndvështrim alternativ mbi zgjedhjet — atë të yjeve dhe ndikimeve planetare.

Astrologia nuk dha një emër të prerë si fitues, por nënkuptoi se Gaforrja ka një avantazh simbolik e energjetik, në një kohë kur dhe Saturni — planeti i përgjegjësive, karmës dhe “godhimeve nga lart” — po luan rol vendimtar në ecurinë e të dy liderëve.

Për më shumë detaje, mund të ndiqni parashikimin e plotë të Meri Shehut në këtë video nga emisioni “Rudina”

Published inLajme