Skip to content

‘Berishës i duhej një grup i fuqishëm humbësish’, Habit analisti Curri: Loja nuk ishte për 11 majin, por…

Analisti Arjan Curri u shpreh në Top Story, Sali Berishës i duhej një grup i fuqishëm humbësish që të qëndrojë si kryetar i PD-së.

Referuar zgjedhjeve të 11 majit, Curri tha se ‘Berisha vendosi qentë më të fuqishëm të slitës në fund, dhe jo në fillim”, ndërsa shtoi se ‘loja nuk ishte për 11 majin, por për 12 majin”

Related article  E fundit, KQZ zbulon pjesemarrjen deri ne oren 17.00 dhe sa vota kane ardhur nga Diaspora

“Edi Rama që kur bëri listën i vuri qentë e listës në fillim të karrocës. Vuri më të të fuqishmit jashtë që të prodhonin vota. Të bësh vota për Braçen nuk është mëkat apo trim.

Qentë më të fuqishëm të slitës nuk i vuri në fillim, por në fund. Kjo ishte një listë humbëse. E ka bërë të tillë se e dinte që do humbiste. Po shikoj Dodën, e keni parë të bëjë fushatë ndonjë ditë?

Related article  Tërmeti i fortë 5,6 ballë, panik për pasgoditje të tjera sizmike

Fushatë ka bërë Jorida Tabaku, Klevis Balliu me ndonjë ‘reels’, Edi Palokën nuk e pashë? Loja nuk ishte e 11 majit, por e 12 majit dhe në vazhdim. Barashës i duhej një grup i fuqishëm humbësish se duhet të qëndrojë kryetari i opozitës.

Related article  E rende! Shembet ura, deri tani 9 viktima (VIDEO)

Ruan një lloj imuniteti ndaj tij. Se sa do e zgjasë, mbetet për t’u parë. Ka 50 deputetë në parlament dhe negocion me ta. Bën Pazar, lojë politike. Ky është grup i fuqishëm që kurrë. As në ëndrrat tyre më të bukura t’i kërkojnë Berishës të kërkojë dorëheqjen. Janë të gëzuar në këtë pozicion që janë”, u shpreh ai.

Published inLajme