Skip to content

Berisha: Veliajn e kanë nxjerrë nga b*rgu para tre netësh, aty ka ndodh e paimagjinueshmja

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka hedhur një akuzë të rëndë dhe me potencial të lartë shpërthyes politik, duke pretenduar se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është nxjerrë nga burgu i Durrësit në mënyrë të fshehtë disa netë më parë me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

Veliaj qëndron i paraburgosur që nga muaji shkurt në IEVP Durrës, pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) po e heton për akuza të rënda, përfshirë korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Teza E “Gossip-it” Të Burgut Dhe Urdhri Nga Rama

Në konferencën e tij për mediat, Berisha pohoi se informacioni ka rrjedhur nga muret e burgut, duke e cilësuar si një “gosip” që megjithatë flet për një akt të pazakontë:

“Njëri prej [gosipeve] është se para tre netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Të kalamendur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë. Por e vërteta është se gosipi i asaj ndërtese këtë thotë.”

Berisha e lidhi këtë veprim direkt me frikën e Ramës ndaj Veliajt dhe nevojën për ta asgjësuar politikisht atë:

“E thashë këtë se Edi Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj dhe do ta shohë me çdo kusht të asgjësuar… Por ta nxjerrësh atë tjetrin në orën 12 të natës të kalamendur dhe ta nisësh në drejtim të paditur, kjo absolutisht është një aktakuzë direkt për Ramën.”

Pyetje Për Ministrin E Drejtësisë

Kreu i PD-së ngriti dyshime të forta mbi ligjshmërinë e këtij veprimi, duke theksuar se urdhri i dhënë nga Rama duhet të jetë zbatuar nga Ministri i ri i Drejtësisë:

“Ku shkoi ai? Ku e çoi atë? Mori autorizim apo nuk mori autorizim? Apo përdori vetëm këtë papagallin e Ulsiut, Lamallarin (Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë), për të urdhëruar nxjerrjen e tij në 12 të natës, këtë nuk e dimë.”

Berisha e konsideroi Veliajn si “hajdutin e tretë më i madh i shqiptarëve në histori”, por theksoi se pavarësisht akuzave, askujt nuk duhet t’i mohohen të drejtat që i garanton Kushtetuta dhe ligji.

Related article  Takimi duhej të ishtë i shkurtër por zgjati gjithë natën, e pabesueshme se çfarë ka bërë Roberti: Ai…
Published inShowbizz