Skip to content

Berisha trondit me lajmërimin: Tom Doshi ka …

Tiranë – Lideri i opozitës dhe ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka ngritur akuza të rënda përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke pretenduar se ish-deputeti dhe aleati i njohur politik, Tom Doshi, është larguar nga Shqipëria për të shmangur një urdhër-arresti nga SPAK.

Related article  Arta Dade zbulon detajet e forta në funeralin e Fatos Nanos

Berisha i referohet lajmeve dhe thashethemeve që qarkullonin mbrëmë në Tiranë për arrestimin e mundshëm të Doshit nga “skapistët e partisë”.

Në mesazhin e tij të ashpër, Berisha shkruan:

“Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi.”

Kreu i Partisë Demokratike sugjeron se largimi i Doshit nuk ishte i rastësishëm, por erdhi pas një urdhri, duke vënë në dyshim besueshmërinë dhe pavarësinë e drejtësisë. Mesazhi i Berishës përfundon me ironi: “Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit.”

Related article  Gjestit i vjen një dron sipër shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Pretendimet e Berishës vijnë pa konfirmim zyrtar nga SPAK apo institucione të tjera të drejtësisë. Tom Doshi njihet si një figurë me ndikim në Shqipëri dhe një aleat i rëndësishëm i Partisë Socialiste në zgjedhjet e kaluara.

Related article  Prapaskenat, një ministre e Edi Ramës pergjohet me një anëtare të Gjykatës Kushtetuese, si u arrit marrëveshja…
Published inShowbizz