Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka prezantuar atë që ai e quan provë konkrete të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit përmes metodës së njohur si ‘Treni Bullgar’. Berisha deklaroi se kjo metodë, e përdorur edhe nga regjime autoritare, është aplikuar në disa qendra votimi në Shqipëri.
Berisha publikoi pamje video që sipas tij dëshmojnë skemën e manipulimit, ku shihen individë që ai i identifikoi si komisionerë të lidhur me partinë në pushtet duke vulosur fletë votimi dhe duke i dorëzuar ato jashtë qendrës së votimit, në një ambient që dukej si një kafene pranë qendrës së votimit. Ai e cilësoi këtë veprim si kri’m elektoral që e bën të pavlefshëm të gjithë procesin zgjedhor.
Gjatë konferencës, Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, duke e cilësuar atë si “autorin e dytë të farsës elektorale të 11 majit”, pas Kryeministrit Edi Rama. Berisha ka përsëritur akuzat se Dumani ka mbuluar dhjetëra raste të kri’meve zgjedhore të kryera nga kartele dro’ge dhe ka dështuar të ndëshkojë autorët e dosjeve “184” dhe “339”, duke i hapur rrugën manipulimeve të fundit.
Berisha ka deklaruar se nxjerrja e fletëve të votimit të plotësuara dhe të vulosura jashtë kutive është dëshmi absolute e fenomenit të ‘Trenit Bullgar’ dhe përbën një kr’im të rëndë nga ana e komisionerëve. Ai ka shtuar se pranë qendrave të votimit janë ngritur qendra elektorale ilegale të Partisë Socialiste ku janë kapur në flagrancë funksionarë publikë duke u marrë me manipulimin e votave. Berisha ka përmendur gjithashtu se janë konstatuar fletë votimi të ndryshme nga ato zyrtare, të firmosura nga komisionerë socialistë.
Kryetari i PD-së ka pohuar se ka pasur informacion të saktë për dorëzimin e “topave” me fletë votimi në një qendër elektorale të PS-së, e cila sipas tij, ishte vizituar fshehtas nga Kryeministri Edi Rama tre ditë para këtij veprimi. Ai ka kritikuar gjithashtu përdorimin e fletëve të votimit të përgatitura nga PS për imitimin e votimit, si një mënyrë për të maskuar manipulimet.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Berisha ka sqaruar se rinumërimi i votave në Tiranë dhe Fier, i cili pritet të fillojë javën e ardhshme, është kërkesë e kandidatëve të veçantë dhe mbështetet nga PD për hir të transparencës, duke theksuar se partia e tij mbështet çdo kërkesë për rishikim të votave. Ai ka diskutuar gjithashtu mbi heqjen e numrit serial nga fletët e votimit në të kaluarën, duke thënë se kjo çështje do të diskutohet më hollësisht nga ekspertët. Berisha ka theksuar se përdorimi i metodës së ‘Trenit Bullgar’ tregon qartë mekanizmin e fal’sifikimit të rezultatit në atë që ai e quan “farsë elektorale”.