Skip to content

Berisha plas ‘bombën’: Ju tregoj se çfarë i bëri Edi Rama Daniel Shimës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe strukturave shtetërore, duke e cilësuar rastin e zhdukjes dhe rishfaqjes së ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, si një akt të “terrorizmit shtetëror”.

Sipas Berishës, Daniel Shima ndodhet “në qendër të një cikloni interesash nga më mafiozet”. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha akuzoi AKSHI-n si “sipërmarrje private” të Ramës, ku tenderat milionësh dyshohet se përcaktohen nga kunati i Linda Ramës, Armand Fangu. Berisha përmendi regjistrime ambientale që tregojnë një bisedë mes Gerond Meçes, fituesit të tenderave me vlerë 46 milionë euro, dhe një personi tjetër, ku pretendohet se tenderat shpërndahen me ndërhyrjen e palëve të lartpërmendura.

Related article  Lajm i bujshem! Arrestohet zyrtari i njohur shqiptar

Për Berishën, mesazhi i Shimës “Po më arrestojnë” tregon përfshirjen e strukturave të uniformuara, duke ngritur dyshime të forta se ai u mbajt peng për disa orë në një “bodrum mafioz”.

Related article  Deputeti i Partise Demokratike trondit: Sido qe te reformohet PD-ja nuk ka asnje shans ndaj...

Berisha theksoi se heshtja e Shimës pas kthimit dëshmon një “kod mafioz”, duke deklaruar se ish-zyrtari është kërcënuar me vrasje nëse flet për aferat e AKSHI-t. Ai bëri një krahasim me rastet e Lefter Kokës dhe Erion Veliajt, të cilët, sipas tij, mbahen të heshtur nga persona si Elvis Doçi me kërcënime të ngjashme.

Related article  “S*ksi dhe shume joshese”, ja si dukeshin gocat e Tiranës në 1994-n (FOTO)

“Hape gojën po deshe, e ka plumbin mas veshi ai,” tha Berisha, duke treguar bindjen e tij se Shima u kërcënua drejtpërdrejt. Ai i drejtoi Ramës katër pyetje publike, duke e akuzuar për kapjen e shtetit dhe duke e cilësuar Shqipërinë si “narkoshtetin e parë në Europë”.

Published inShowbizz