Partia Demokratike është më afër se kurrë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Strategu amerikan i fushatës së PD, Chris LaCivita është shfaqur krah babait të Melani Trump, bashkëshortes së presidentit të SHBA, Donald Trump në një prej aktiviteve të organizuara.
Për më tepër, kjo foto është postuar nga ambasada amerikane në Tiranë, duke treguar peshën dhe rëndësinë që ka LaCivita në familjen Trump. Festojmë Zonjën e Parë të jashtëzakonshme të Amerikës, Melania Trump — shihni 20 prej fotove tona të preferuara.
Gëzuar ditëlindjen, Zonja e Parë Melania Trump!
Në një analizë të thelluar gjatë emisionit “Top Story”, analisti i njohur Arjan Curri ngriti një nga dilemat më të forta të ditëve të fundit: A mund të zhbëhet një “non grata” në SHBA me anë të pagesave të lobimit?
Curri iu referua kontratës së fundit të lobimit të firmosur nga Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara, me një vlerë të deklaruar prej 6 milionë dollarësh, dhe e vendosi atë në qendër të një basti publik.
“Le të vëmë një bast,” tha ai. “Nëse këto 6 milionë dollarë – 250 mijë në muaj – arrijnë të realizojnë një vizitë të Berishës në SHBA ose të heqin juridikisht ‘non gratën’, atëherë prova është e qartë: vendosja e ‘non gratës’ është bërë me ndikim financiar dhe jo thjesht mbi bazë parimore.”
