Skip to content

Berisha kerkoi perballje me Ramen, Blendi Fevziu tregon se cfare do ndodhe javen tjeter ne Opinion

Një javë para zgjedhjeve të 11 Majit, ku qytetarët shqiptarë do u drejtohen kutive të votimit për të formuar qeverinë e re të Shqipërisë, emisioni “Opinion” në Tv Klan ka një axhendë të ngjeshur.

Javën e ardhshme “Opinion” do të jetë nga e hëna në të premte në një transmetim direkt në Televizionin Klan “nën ethet” para zgjedhjeve. Lajmi u bë i ditur nga vetë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i cili mbrëmjen e kësaj të enjteje informoi qytetarët për temat që do të trajtojë dhe personazhet që do të ketë të ftuar.

Dita e hëna do të nisë me dy përfaqësues të PD. Gazment Bardhi dhe Jozefina Topalli do të jetë përballë pyetjeve të gazetarëve. Të martën një prej përfaqësuesve të PS, konkretisht Blendi Klosi do të jetë përballë një paneli gazetarësh.

Related article  “Kam shkuar me femra ”/ Ola e BBV e thotë troç: Ska rëndësi a janë pleq, ja çfarë shijoj tek ato

Të mërkurën me gazetarë, analistë dhe ekspertë do analizohet e gjitha fushata elektorale që kanë bërë partitë politike për fituar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 11 majit.Kurse dita e enjte dhe ajo e premte do u kushtohet dy drejtuesve të partive më të mëdha në vend.

Kreu i PD dhe i koalicionit “Shqipëria Madhështore” do të jetë në studio në orën 21:00 bashkë me katër përfaqësues të forcës së tij politike, përballë katër gazetarëve.

Related article  Tronditëse ajo që ndodh në mes të ditës në Tiranë – ME VIDEO

Ditën e premte përsëri në orën 21:00 do të jetë kreu i PS, Edi Rama po ashtu me katër përfaqësues dhe përballë katër gazetarëve. Për Ramën dalja e fundit publike do të jetë në “Opinion”, pasi e shtuna përkon me heshtjen elektorale, ku përfaqësuesit e secilës forcë politike nuk bëjnë fushatë.

“Ndërkohë javën e ardhshme, që përkon me një javë para zgjedhjeve “Opinion” do të ketë 5 emisione radhazi nga e hëna në të premte. Të hënën do të ketë sërish dy përfaqësues të Partisë Demokratike me një panel gazetarësh, do të jetë Gazmend Bardhi dhe Jozefina Topalli.

Related article  Prindërit e Ilarias flasin për letrën e vrasësit: Befasojnë me...

Të martën do të jetë një panel gati përfundimtar i Partisë Socialiste që do të jetë Blendi Klosi. Dita e mërkurë do i kushtohet një analize të përgjithshme të fushatës.

Ditën e enjte do të jetë i ftuar kreu i PD-së, Sali Berisha me një përfaqësi me katër vetash, të cilët do të përballen me një panel prej katër përfaqësues të shtypit dhe ditën e premte në orën 21:00 do të jetë kreu i PS, Edi Rama me katër përfaqësues të skuadrës së tij që do të përballen me katër gazetarë”, tha Fevziu.

Published inLajme