Skip to content

Bëhuni gati! Së shpejti, nis plani i madh i kontrolleve

Administrata Tatimore do të nisë një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit, duke filluar nga tetori 2025. Ky plan synon të intensifikojë kontrollet dhe të monitorojë me kujdes praktikat financiare, sidomos përdorimin e sistemit të kleringut.

Mësimet nga sektori i turizmit

Ky aksion vjen pas një kontrolli të ngjashëm të suksesshëm në sektorin e turizmit. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, objektivat kryesorë në turizëm ishin:

  • Rritja me 20% e të ardhurave nga TVSH-ja e sektorit.
  • Rritja me 10% e numrit të bizneseve që deklarojnë TVSH-në.
  • Monitorimi i pagesave për të parandaluar borxhin e ri tatimor.
  • Formalizimi i sektorit, duke reduktuar subjektet e paregjistruara dhe ato pasive.
Related article  Aktivistja e njohur shkon te varri i Fatos Nanos, e pabesueshme ajo qe ka zbuluar (FOTO)

Kontrolli në turizëm u bazua në një analizë risku, duke krahasuar xhirot dhe numrin e punonjësve të deklaruar. Për të identifikuar evazionin fiskal, Tatimet miratuan gjithashtu paga referuese, duke vendosur paga minimale për profesione të ndryshme, si 70,000 lekë për kamerierët dhe deri në 140,000 lekë për kryekuzhinierët.

Related article  Erion Veliaj e mundi ne gjykate, Rama reagon serish

Me këtë eksperiencë, Administrata Tatimore tani do të përqendrohet tek sektori i ndërtimit, një tjetër fushë me rreziqe të larta fiskale.

Related article  I moshuari hero qe shpetoi 12 vjecaren ne Fier tregon cfare i tha vajza
Published inShowbizz