Skip to content

Bashkeshortja e Andis Harasanit prek me fjalët e saj: Nuk tregoj asnjë herë që është i sëmurë

Ish-deputeti socialist Andis Harasani, i cili mbajti detyrën e drejtorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare në vitet 2002-2005, nuk e tregoi sëmundjen e tij as në ditët e fundit të jetës, kur komunikonte në rrjetet sociale me miqtë e tij për zhvillimet në Shqipëri.

Megjithëse u largua në vitin 2013 drejt SHBA-së, distanca nuk e pengoi asnjëherë atë të kryente analiza mbi situatën ekonomike, politike, të merrte pjesë në debatet që ndizeshin në rrjetet sociale.

Related article  Prekëse! Momenti kur babai mëson se vajza e tij është shëruar nga sëmundja e rëndë (Video)

Postimi i fundit në profilin e tij në facebook, daton më 25 shkurt, pak ditë para se të humbte jetën.

Bashkëshortja e Andis Harasanit, Suela, në mesazhin e saj të njoftimit mbi vdekjen e tij, thotë se Andisi luftoi deri në fund për familjen, për të e 2 djemtë, por fatkeqësisht e humbi betejën me sëmundjen e rëndë me të cilën luftoi për 2 vite me radhë.

Related article  Tërmet 7.7 ballësh, shemben ndërtesat njerëzit vrapojnë në panik. Publikohen pamjet (VIDEO)

Ish-kolegët e tij socialistë, miqtë e tij këtu në Shqipëri por dhe ata që e ndiqnin në rrjetet sociale, janë tronditur nga lajmi i rëndë, pasi shumë pak miq të ngushtë të familjes e dinin se ai vuante.

Related article  Me FOTO - Tani çdo gjë është publike? Ledri sapo zbuloi me një mesazh të koduar lidhjen me Xhensilën?

Pasi, kjo se pengoi Harasanin, të ishte një zë kritik dhe aktiv edhe pse përtej oqeanit, i sëmurë.

 

Published inLajme