Skip to content

Ndërkombëtarët njëzëri kundër Berishës, dënojnë dhunën e djeshme

Janë shtuar zërat ndërkombëtarë që dënojnë dhunën në protestën e djeshme të Demokratike, ku u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre drejtuar “Vilës 31″.

Pas reagimit të Ambasadës Franceze dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, një reagim publik ka ardhur edhe nga Ambasada Gjermane.

Në një deklaratë zyrtare, Ambasada Gjermane shprehu mbështetje të plotë për qëndrimin e Delegacionit të BE-së, duke dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestave. Ambasada Gjemane thekson se protesta nuk mund të justifikojë dhunën e papranueshme kundër qytetarëve dhe pronës.

Related article  LAJM I FUNDIT – KAS vendos hapjen e kutive! A do të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve?

“Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit. Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci”, thuhet në reagim.

Related article  Ish-shoku i Gjestit i shkruan Xhenetës, ja si reagon ajo

Më herët, Delegacioni i BE-së dhe Ambasada Franceze dënuan aktet e dhunës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të standardeve demokratike gjatë ushtrimit të së drejtës për protestë.

Related article  Trafikante kokaine, arrestohet biondja, në kërkim i dashuri i saj - Detajet e reja

Protestat e opozitës janë shoqëruar me tensione dhe incidente, për të cilat ka pasur reagime të shumta edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Published inLajme