Skip to content

Bariu më i famshëm në TikTok/ Gjithë jetën e ka kaluar duke u kujdesur për delet, ëndërron të bëhet yll kinemaje

“Përshëndetje unë jam Ledjon Liçi, nga Mbrostari i Fierit 24 vjeç, merrem me blegtori pasi ma ka lënë trashëgimi gjyshi.”, tha Ledjoni.

Ledjoni është i riu që kujdeset për 300 delet e tij. Ai u bë i njohur për shqiptarët nëpërmjet platformës TikTok, në të cilën tregon mënyrën e tij të jetesës, pa filtra. “Unë zgjodha  të jem një njeri normal me duart me kallo, me xhup të grisur ku pasqyroj punën time të përditshme, kështu siç jam në te vërtetë.”, tha bariu.

Related article  'Isha gruaja e 25-të...' Historia tronditëse e 39-vjeçares që u martua me 80 vjeçarin. Më solli dashnoren, i zbulova kur

Biond me flokë të gjata dhe me mjekër, kjo pamje e ka bërë jo vetëm të njohur por edhe të dashur për njerëzit. “Mua më pëlqen të rri me flokë të gjata  me dele me dhi, nuk e kam problem fare. Kurrë nuk i ka lyer flokët i kam origjinale sepse nëse i lyej do të përzihen me pluhurin dhe del shumë keq më pas.”, pohoi ai. Për shumë njerëz, kjo është një pamje një pamje e pazakontë për një bari. “Më kanë krahasuar me lloje-lloje personazhesh por më I shpejti është ai me Jezu Krishtin duke më thënë Jezu Krishti i Shqipërisë.”, tha ai.

Related article  'Ia kanë hedhur...', Erion Veliaj i tradhtuar – Çfarë tregon Facebook-u i të burgosurit të Durrësit (Video)

Ledjoni për të siguruar jetesën punon çdo ditë 12 orë, por natyre kësaj herë nuk qe dhe shumë bujare me të, pasi shi i përmbyti kullotën e deleve. “Këtu janë tokat e mia nga shirat e mëdha më janë përmbytur mbi 15 Ha tokë ndërsa në total në të gjitha fshatin Mbrostar ka mbi 100 ha, më janë shkaktuar mbi 3 milion lekë dëm dhe kjo nuk është një vlerë e vogël për mua”, shtoi ai.

Related article  Alarmohet vendi me shume shqiptare, gjenden tre bomba, nis evakuimi i banoreve ne...

Përveç dashurisë së kafshëve ai ka një tjetër pasion, aktrimin edhe pse është i vetëdijshëm që e ka tepër të vështirë të behët pjesë e botës së kinematografisë.

Published inLajme