Skip to content

Zbulohet “shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut

Një operacion i zhvilluar nga policia këtë të enjte, më 19 mars, ka çuar në zbulimin e rreth 4 mijë rrënjëve kanabis në një banesë në zonën e Peqinit.

Aksioni është realizuar pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, të cilat çuan forcat e rendit drejt kësaj prone ku dyshohet se kultivohej lënda narkotike në mënyrë të organizuar.

Related article  Belinda Balluku plas ”B*MBËN” e MADHE! Në Llogara veprova me porosi të Edi Ramës, mesazhet me…

Sipas burimeve, shtëpia ku u gjetën bimët e kanabisit rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Ky zhvillim ka shtuar edhe më shumë dyshimet mbi përfshirjen e tij të mundshme në këtë aktivitet të paligjshëm.

Related article  Lum këto 3 shenja! Mrekullia dhe lum parash iu pret në muajin Prill

Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, autoritetet nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi rolin e tij konkret në këtë rast.

Mësohet se pas ndërhyrjes së policisë, Bilal Hasa nuk është gjetur as në banesën e tij dhe as në vendin e punës, çka ka bërë që ai të shpallet në kërkim.

Related article  Emrat/ Pretendonin të merrnin mandate deputeti, dorëhiqen dy kandidatët e Tom Doshit

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast të kultivimit të lëndëve narkotike. Panorama

Published inLajme