Skip to content

Banori Gjesti, i infiltruari i Big Brother, apo për t’i nxjerrë të palarat Olsës pasi iku nga Top Channel? Zbulohen skenarët

Këngëtari me nofkën Gjesti, po bën namin në rrjet. Pas eliminimit nga ‘Big Brother VIP Kosova’, pa kaluar ende 1 ditë e plotë, ai u bë pjesë e reality shoë ‘Big Brother VIP Albania 4’. Hyrja e tij ka qenë surprizë për publikun, i cili e ka pritur më së miri pasi ka qenë i preferuari i tyre në ‘BBVK’.

Se është artist, e dimë, por e dini se si e ka emrin e vërtet Gjesti, banori më energjik i “BBVK” dhe ‘BBVA 4’? Ai quhet Besart Kelmendi, por asnjëherë nuk është prezantuar në publik me emrin e tij të vërtetë.

Gjatë prezantimit të tij, Ledion Liço e theksoi se si quhej, por me veprimet dhe tipin që ka, lehtësisht të gjithë e mbajnë mend si Gjesti. Por ajo që mbetet e çuditshme është fakti sesi ka mundësi që një lojtar i sapo eleminuar nga një Big Brother futet në një Big Brother tjetër?

Related article  Humb jeten duke shuar flaket ne parkun e Lures, historia tragjike e 43-vjecarit qe la tre femije jetime

Banorët e Big Brother VIP Albania që disa e njohin e disa jo kanë hedhur dyshime se ai është i infiltruar nga Big Brother Vip, duke marrë shkas nga fakti se nuk kishte ndodhur më parë një histori e tillë, që një person të futet në format sapo ka dalë nga një format i tillë në një shtet tjetër.

Por dyshimet janë dhe më të mëdha dhe kjo lidhet me largimin e Olsa Muhametit nga Top Channel. Siç dihet Olsa është përdorur nga Top Channel për gjenerimin e shumë të ardhurave, por që me largimin e saj, duke rivalizuar Big Brother Vip me një format të tillë në Kosovë, ka sjellë hatërmbetje te familja Hoxha dhe dhëndri i tyre, Ledjon Liço.

Related article  Tr*nditëse në Vlorë/ 26-vjèçári g*ditet me th*kë në kokë, shkòn me URGJENCË në spítál por… (EMRI)

Duke marrë shkas nga kjo luftë e heshtur mes tyre, Top Channel duket se ka menduar t’i ccjerrë maskën Olsës, e cila shpesh herë është akuzuar për skenarë të ndryshëm në reality shou të drejtuar prej saj, edhe kur ndodhej në Top Channel.

Dhe duke marrë shkas nga kjo, por edhe fakti se Gjesti është aq i përfolur në publik sa të gjithë në rrjetet sociale pretendojnë se ai është nxjerrë padrejtësisht nga Big Brother Vip Kosova, Top Channel mund të ketë menduar të rikthejë këtë personazh te publiku, që të jetë sa më i suksesshëm, pasi suksesi i tij do të jetë dështimi i Olsa Muhametit.

Related article  E bujshme! Vjen dorëheqja e papritur në qeveri

Madje edhe komentet e shumta që janë në favor të Gjestit duket se janë nga mbështetësit e Kosovës dhe më këtë veprim, Top Channel me një gur ka vrarë dy zogj, duke i marrë edhe shikueshmërinë BBVIP Kosovës, e cila vetëm pak ditë më parë doli statistikisht më i ndjekur se BBVIP Albania.

Published inShowbizz