Skip to content

Avokati i njohur plas skandalin me emra dhe video te turpshme: Nderkombetaret e Vettingut s**s ne zyra me sekretare e perkthyese

Avokati Arben Llangozi ka artikuluar një deklaratë të fortë në emsionin ‘Kafe Shqeto’ të gazetarit Flavio Qarri. Llangozi tha se përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ekipi ndërkombëtar që monitoroi procesin e Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë përfshirë në afera s**suale me sekretare dhe punonjëse të Komisionit të Vetingut.

Madje sipas avokatit një përfaqësues i njohur si ONM, makthi i shumë prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka lënë shtatzënë një sekretare të KPK-së. Vëzhguesit ndërkombëtarë të Vetingut erdhën si ekspertë të pakompromisë duke bërë që shumë gjyqtarë dhe prokurorë të dridheshin para tyre, por disa prej tyre u larguan si hamshorë.

Na thanë: “Keni besim te drejtësia e re! Ajo po pastrohet nga të korruptuarit. ”Por ja që “pastërtia morale” e drejtësisë europiane në Shqipëri paska marrë rreze dielli në plazh!

Related article  Gazetari Sokol Balla perfundon nga SPAK, me duar në xhepa nuk u pergjigjet kolegeve, ja cfare ka ndodhur (VIDEO)

Francesco Ciardi, përfaqësues i ONM-së në procesin e vetingut, ai që mbikëqyrte moralin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve, kapet në video në intimitet me përkthyesen e tij. E ku tjetër? Në Shqipërinë që duan ta mësojnë si bëhet drejtësia!

Related article  Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do të shohin përmirësim me paratë e tyre gjatë muajit Maj

A janë këta “vëzhguesit” që do të na mësojnë ne ndershmërinë? A mos erdhën për të vlerësuar gjyqtarët apo për të bërë pushime e aventura personale? Ironia është se ndërsa gjyqtarët shqiptarë kalojnë në sitë për çdo cent dhe çdo fjalë të thënë, vëzhguesit ndërkombëtarë bëjnë shfaqje morale në bregdet dhe askush nuk guxon të flasë.

Nëse kjo quhet “drejtësi europiane” apo “amerikane”, atëherë Shqipëria qenka bërë laborator i hipokrizisë ndërkombëtare. Na thonë të kemi besim në reformë, por si mund të kesh besim kur ata që predikojnë moralin, vetë e shkelin me rërë nën diell?

Related article  Shëndeti i Kryeministrit në rrezik? – Doktori Ilir Allkja ngre shqetësimin

Ky është vetingu i turpit, ku drejtësia matet me standarde të dyfishta, një për shqiptarët dhe një tjetër për “zotërinjtë e ardhur nga jashtë”.

Në fund, populli e kupton më mirë se kush po reformohet vërtet, drejtësia, apo xhepat dhe morali i atyre që e “drejtojnë” atë.

Nese nuk hapet video klikoni linkun KETU

Published inLajme