Skip to content

TRAGJIKE – Autobusi me 40 studente del nga rruga dhe perplaset me shkemb, te pakten 16 te rinj humbin jeten…

Të paktën 16 të rinj humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Kolumbi, pranë komunës së Segovias, në verilindje të vendit, në një rrugë që lidh Medellín-in me bregdetin.

Sipas mediave një autobus që transportonte rreth 40 studentë, të moshës 16 deri në 18 vjeç, doli nga rruga për arsye ende të panjohura dhe u rrëzua në një shkëmb disa dhjetëra metra të lartë.

Bilanci i viktimave u konfirmua nga guvernatori i rajonit Antioquia, Andrés Julián Rendón. Ndërkohë, 19 të rinj u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në dy spitale në qytetet e afërta të Segovias dhe Remedios.

Published inShowbizz