admin – I FUNDIT

Spiropalit i ndodh ajo qe nuk pritej
I mbyllin faqen e “Facebook-ut”: Po punojmë me Meta-n për rikthimin e faqes

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë të ditur se faqja e saj zyrtare në Facebook është bllokuar prej tre ditësh.

Përmes një postimi në Instagram, Spiropali njoftoi se po bashkëpunon me kompaninë Meta për të rikthyer llogarinë, ndërsa u kërkoi ndjekësve që komunikimin me të ta vijojnë përmes këtij rrjeti social, deri në një njoftim të ri.

Detaje te reja nga ngjarja e oreve te vona ne tirane
Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij, në zonën pranë “Vasil Shantos” në Tiranë.

Në zonë është dëgjuar vetëm një e shtënë armë zjarri, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u zbardhur.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë nisur verifikimin e telefonit të viktimës, ku, sipas të dhënave paraprake, po shqyrtohen komunikimet e tij të fundit qe rezultojne me bashkeshorten. Nga verifikimet fillestare, në vëmendje janë edhe disa probleme familjare që dyshohet se kanë qenë të pranishme në jetën e 46-vjeçarit.

Ky është Ismeti që iu mor jeta sonte
Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti, në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, viktima është identifikuar si Ismet Habili, 46 vjeç, me origjinë nga Kavaja. Ai u gjet brenda një automjeti tip “Volvo” dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Policia bën me dije se: “Më datë 20 tetor, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Protestat hedhin Qeverinë? Reagon me URGJENCË Kryeministri i vendit
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e dhunshme në Tiranë, duke i cilësuar ato si pjesë të një lufte hibride, që sipas tij synon të krijojë perceptimin se e gjithë Shqipëria është në kaos.

Rama deklaroi se rrëzimi i pushtetit përmes dhunës nuk do të ndodhë, ndërsa pretendoi se protestat po orkestrohen nga aktorë të huaj dhe se pakënaqësitë reale të qytetarëve po shfrytëzohen për të nxitur destabilizimin.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te përplasjet mes protestuesve dhe policisë, duke deklaruar se numri i efektivëve të lënduar është më i lartë se ai i protestuesve.

“Rrëzimi i pushtetit me imponimin e dhunës nuk ka për të ndodhur asnjëherë, por rëndon në mënyrë dramatike në psikologjinë e shqiptarëve. Krijon idenë sikur po digjet e gjithë Shqipëria, por ky është një sulm që zhvillohet në një perimetër të caktuar, që orkestrohet nga duar të cilat janë të stërvitura për këtë punë, që ushqehet me bezninë si një zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj. Kjo është kuptuar dhe po bëhet një çështje e madhe në të gjithë Europën.

Është një luftë hibride, e cila funksionon deri në këtë masë sepse bazohet në shqetësime reale, jo në fantazi. Janë reale shqetësimet për koston e jetesës, shqetësimet për strehimin, mundësitë për të pasur më shumë, etj. Një nga pikat te e cila insistohet është: ‘Policia po dhunon protestuesit’. Sot që flasim, ka shumë më tepër efektivë të lënduar sesa protestues. Janë gati 200 efektivë policie të lënduar që kanë shkuar dhe kanë marrë ndihmë në spital dhe jemi diku te 80 protestues të lënduar”, tha Rama.

Páditen në S.PAK Edi Rama dhe Skënder Hita: Zbulohen akùzat
10 Aktivistë të Shoqërisë Civile paraqitën para SPAK sot në orën 11:00 një Kallzim Penal kundrejt Edi Ramës si Kryeministër në detyrë dhe Skënder Hitës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Padia e tyre ka qenë për veprimet që policia ka ushtruar ndaj protestuesve gjatë 7 ditëve të fundit në protestë.

Akuzat:

1. Për genocid ndaj një pjese të shoqërisë duke e diferencuar nga pjesa tjetër nëpërmjet etiketimit, diskriminimit, linçimit dhe zhvlerësimit. Ky veçim bëhet me dhunë, përndjekje, shkaktim demi te madh fizik dhe psikologjik

2. Ushtrimini ndikimit për veprimet të paligjshme duke i premtuar para punonjësve të rendit.

3. Shpërdorimi i detyrës me veprime që sjellin pasoja në interesat e shtetasve

4. Dhënia e urdhërave të paligjshëm që cenojnë lirinë dhe integritetin e individit

5. Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë

6. Kryerja e veprimeve aktive për të penguar lirinë e shprehjes dhe organizimit

Rama akuza deputetëve socialistë: Jeni fshehur, çfarë po bëni këto ditë?
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar deputetët socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar, për qendrimin e tyre në lidhje me situatën e krijuar nga protesta.

“Populli ju kërkon te ‘Pasqyra’, atje ka heshtje. Heshtja po krijon konspiracionin se deputetët janë fshehur.

Po çfarë më merreni me politikë në këto ditë?”, socialistë gjatë mbledhjes së Grupit të PS, sipas Report TV.

Ndërkohë, pas mbledhjes së grupit, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, përsëriti edhe njëherë ftesën për dialog mes protestuesve dhe qeverisë.

“Sot besoj që është tepër e qartë, pa dyshim që studentët duhet të dëgjohen, dhe qeveria, kryeministri ka ofruar tryezën ose, le të themi, sheshin e dialogut.

Ky unë mendoj që është momenti i duhur për t’u ulur me studentët, studentët e thashë meritojnë të dëgjohen”, tha Balla.

Edi Rama do udhetoje drejt ketij shteti. Pritet te shkoje ne …
Ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej tetë ditësh dhe policia përplaset me demonstruesit në rrugët e kryeqytetit, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë të enjten drejt Malit të Zi. Pas anulimit të vizitës në Austri, këtë herë kreu i qeverisë duket se do ta ndjekë axhendën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit.

Në një kohë kur Tirana po përjeton ditën e tetë të protestave, me përplasje të vazhdueshme mes demonstruesve dhe policisë, kryeministri Edi Rama ka në axhendë një udhëtim jashtë vendit.

Të enjten, më 22 tetor, Rama pritet të niset drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Miloçer të Budvës.

Udhëtimi vjen në një moment të tensionuar për qeverinë. Prej tetë ditësh, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa qendra e Tiranës është kthyer vazhdimisht në skenë përplasjesh. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse për të shpërndarë turmat, ndërsa demonstruesit janë përgjigjur me gurë, fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike.

Vetëm gjatë së martës, përplasjet janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit te Kryeministria, më pas në Sheshin Skënderbej dhe në rrugët përreth. Qindra efektivë janë angazhuar për të shpërndarë protestuesit, ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë hyrë edhe fadromat për të pastruar gurët e mbetur në asfalt.

Në këtë situatë, vëmendja zhvendoset edhe te axhenda e kryeministrit. Rama e anuloi më herët vizitën e planifikuar në Austri, por duket se nuk do të veprojë njësoj me udhëtimin drejt Malit të Zi.

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbledhë drejtues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të rëndësishëm evropianë. Mes pjesëmarrësve pritet të jenë kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në takim pritet të marrin pjesë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin Haddad dhe komisionarja evropiane për Zgjerimin Marta Kos.

Kjo e fundit do të qëndrojë në Mal të Zi të mërkurën dhe të enjten. Krahas pjesëmarrjes në samit, Kos do të zhvillojë takime me presidentin malazez Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç, ku në fokus do të jenë procesi i integrimit evropian dhe reformat që duhet të ndërmarrë Mali i Zi.

Procesi i Berlinit mbetet një nga platformat kryesore të bashkëpunimit rajonal dhe të afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Megjithatë, pjesëmarrja e Ramës në këtë takim vjen në një moment kur zhvillimet brenda Shqipërisë po dominohen nga protestat dhe përplasjet e përditshme në kryeqytet.

Ndryshe nga vizita e anuluar në Austri, axhenda e së enjtes në Mal të Zi mbetet në fuqi. Kështu, ndërsa në Tiranë protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama pritet të ulet në tryezën e liderëve evropianë dhe rajonalë në Budva.

Vendngjarja në Komunën e Parisit: Ku e kam babin?! Ikni, dua plakun
Një moment rënqethës është regjistruar në vendngjarjen pranë Komunës së Parisit, ku humbi jetën 46-vjeçari Ismet Habili.

Djali i tij ka ardhur me vrap te vendngjarja dhe dëgjohet teksa thërret atje përpara efektivëve, ikni dua plakun. Ku e kam plakun?

E trishte! Nderron jete në moshën 63-vjeçare mjeku
Një lajm i trishtë ka mbërritur pasditen e kësaj të marte pasi mjeku i mirënjohur në Lezhë Xhovalin Leka ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 63-vjeçare. Lajmi i kobshëm është mësuar nga dhjetëra reagime të bëra nga të afërmit e tij në rrjet, të cilët mes lotësh e kujtojnë doktor Xhovalinin si një profesionist të përkushtuar, i cili për dekada me radhë ia kushtoi jetën mjekësisë, shëndetit dhe shërbimit ndaj njerëzve.

doktor Xhovalinit do i jepet mesditën e nesërme lamtumira e fundit, një ceremoni mortore që do të zhvillohet në varrezat e Shpalit në Mirditë.

U shërbeu për vite me radhë mirditorëve dhe lezhjanëve,

Njoftimi i ceremonisë mortore të mjekut Xhovalin Leka

I lindur më 15 shkurt 1963 në Pshqesh të Kuzhnenit, ai u rrit me vlerat e punës, dijes dhe përkushtimit. Arsimin 8-vjeçar e përfundoi në Shpal, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Bardhok Biba” në Rrëshen. Po ashtu, mjeku ndoqi studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës 1983-1989, ku hodhi themelet e një karriere që do ta lidhte për gjithë jetën me shërbimin shëndetësor.

Pas përfundimit të studimeve, nisi rrugën e tij profesionale në qendrën shëndetësore të Spaçit (1989-1990), për të vijuar më pas si përgjegjës i qendrës shëndetësore të Repsit (1990-1992). Në vitin 1993 kreu specializimin pasuniversitar në hematologji, fushë në të cilën do të jepte një kontribut të rëndësishëm.

Në vitet pasuese shërbeu si mjek hematolog në Spitalin e Rrëshenit dhe në Spitalin Rajonal të Lezhës, duke u bërë pjesë e jetës dhe e shqetësimeve të shumë pacientëve e familjeve të tyre.

Përveç përvojës klinike, ai mori përsipër edhe përgjegjësi drejtuese, duke shërbyer si shef i shërbimit spitalor në Mirditë 1994-1996) më pas mjek hematolog në Spitalin Rajonal Lezhë (2000-2002 dhe 2005-2019) në vitin 2013 Dr. Xhovalin Leka ishte drejtor i Spitalit Rajonal të Lezhës.

Nga viti 2019 vijoi kontributin e tij në krye të Qendrës Shëndetësore të Ungrejit.

Pas këtyre viteve pune qëndron një histori e tërë përkushtimi. Qëndrojnë ditë të gjata në shërbim të pacientëve, përgjegjësi të mëdha profesionale dhe përballje me dhimbjen njerëzore.

U shërbeu për vite me radhë mirditorëve dhe lezhjanëve,

Kontributi i Dr. Xhovalin Lekës nuk u kufizua vetëm në detyrat që mbajti. ndër vite ai ka qenë dhe anëtar i Shoqatës Shqiptare të Hematologëve dhe Transfuziologëve, si dhe i Urdhrit të Mjekut. Pjesëmarrja në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë veprimtari profesionale në Çikago të SHBA-së, dëshmonte përpjekjen e tij për të ndjekur zhvillimet në fushën e hematologjisë dhe në menaxhimin e sistemit shëndetësor.

Ndarja nga jeta e doktor Xhovalinit nuk la pas vetëm dhimbje për familjen dhe njerëzit e tij të dashur, por për të gjithë komunitetin të cilit ai i shërbeu, për kolegët me të cilët ndau përgjegjësitë e profesionit dhe për pacientët që gjetën tek ai një mundësi për t’u përballur me sëmundjen.

Cila nga ish-bashkëshortet e uroi për djalin, Blero e zbulon emrin(VIDEO)
Blero po shijon në maksimum ndjesinë e të qenit baba për herë të dytë, pas ardhjes në jetë të djalit të tij.

Ndërsa jeta e tij private po lulëzon larg dramave të së shkuarës, vëmendja e publikut dhe e portaleve nuk mund të rrinte pa u ndalur tek një detaj mjaft intrigues: a e ka uruar ndonjëra nga ish-bashkëshortet për zgjerimin e familjes? Epo, këngëtari sapo i ka dhënë fund çdo dileme në një rrëfim të hapur, duke treguar qartë se kush ka treguar respekt dhe kush i përket përfundimisht një kapitulli të mbyllur.

Gjatë intervistës së tij të fundit për Prive By Liberta Spahiu, Blero e bëri të qartë se marrëdhënia me Teutën, nënën e vajzës së tij Tarës, vazhdon të mbetet një shembull i shkëlqyer i respektit të ndërsjellë.

Duke folur për këtë raport, ai zbuloi: “Realisht, ajo që për mua dhe për Nitën sigurisht ka qenë shumë e normale dhe e natyrshme, urimi i Teutës, nënës së Tarës, është shumë i mirëpritur për neve dhe ne jemi falënderues”.

Por, kur erdhi puna për të trajtuar pjesën tjetër të së kaluarës së tij romantike, këngëtari nuk la asnjë shteg për keqinterpretime apo drama mediatike. Me një qëndrim të prerë, ai theksoi se për të tjerët nuk ka asnjë lloj interesi dhe e ka lënë atë histori pas krahëve njëherë e mirë.

“Kjo është me rëndësi për neve, nëna e Tarës. Për të tjerët absolutisht nuk ka asnjë farë lidhje as që merrem me ato,” përfundoi Blero.