Skip to content

Aurela Gaçe humb personin e zemrës: Nuk më besohet

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Aurela Gaçe, së fundmi nëpërmjet një postimti të bërë në rrjet ka bërë publike një lajm të hidhur.

Aurela na zbulon se ka humbur mikun e saj të ngushtë, Ardi Plakun.

Teksa publikoi disa momente me të ndjerin në “Instagram”-in e saj, Aurela i ka dhënë lamtumirën mikut që ajo e konsideronte si vëlla.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Ardush! Shoqëri e nisur që në 1995

Kaq shumë kujtime, halle të qara së bashku ku në fund dëgjoja zërin tënd që thoshte, -S’ka gjë motra se bëhet mirë .

Kam postuar vetëm foto të gëzuara, video e fotot tona duke kërcyer e duke qeshur, sepse kështu ishe ti. Vetëm dashuri jepje

Sot nuk më besohej lajmi për ty. Kështu të qeshur do të të kujtoj gjithmonë!

Published inLajme