Skip to content

Atmosferë e jashtëzakonshme në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi! Ja çfarë po ndodh në Tiranë

Edhe pse na ndajnë ende disa orë nga fillimi i ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është elektrizuar nga prania e mijëra tifozëve kuqezi.

Një numër i madh mbështetësish të kombëtares shqiptare kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot energji. Tifozët, të veshur me ngjyrat kuqezi dhe me flamuj në duar, kanë brohoritur këngë patriotike dhe kanë shpalosur entuziazmin e tyre për sfidën e sotme. Makinat e shumta që kalojnë nëpër bulevard janë gjithashtu të mbuluara me flamuj të Shqipërisë, duke e kthyer kryeqytetin në një arenë të vërtetë festive.

Related article  Cmenduri! Burri i martuar i ofron gruan e vet Gbanit se e ka fiksim, kengetari ben veprimin e papritur

Kërkesa e madhe për bileta për ndeshjen e sotme dëshmon interesin e jashtëzakonshëm të tifozëve për këtë takim kualifikues për Botërorin. Për ata që nuk kanë siguruar një biletë për të qenë fizikisht në stadiumin “Air Albania”, Bashkia e Tiranës ka organizuar disa “Fan Zone” me ekrane të mëdha nëpër qytet, ku tifozët do të mund të ndjekin ndeshjen së bashku. Një nga këto zona të dedikuara për tifozët do të jetë e vendosur në afërsi të Piramidës.

Related article  Silvinjo “fiton” superlojtarin e kombetares, mbrojtja kuqezi është… blind per Serbine

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, pritet të fillojë në orën 20:45. Entuziazmi dhe mbështetja e tifozëve në kryeqytet tregojnë gatishmërinë e tyre për t’i dhënë forcë kombëtares në këtë sfidë të rëndësishme.

Related article  Top Channel zbulon sondazhin e njeriut te Trump! Ja si ndahen mandatet ne 11 Maj! Surpriza e frikshme

VIDEO-KLIKO

Published inLajme