Skip to content

At.entati i fri.kshëm/ Vetëdorëzohet autori, zbardhet dëshmia: Ja pse i qëllova

Shpëtim Osma, autori i dyshuar i pla.gosjes me ar.më zjarri të çiftit Sami dhe Nadire Disha në fshatin Gosë të Rrogozhinës, i cili ndodhi paraditen e sotme, i ka dhënë fund arratisjes së tij duke u vetëdorëzuar në orët e fundit pranë autoriteteve policore. Vetëdorëzimi erdhi pas rreth dy orësh nga momenti i ngjarjes, ndërkohë që forcat e policisë kishin rrethuar perimetrin me qëllim kapjen e tij.

Siç u raportua më herët, Sami Disha dhe bashkëshortja e tij, Nadire Disha, mbetën të pla.gosur nga të shtë.nat me ar.më zjarri. Lajmi i fundit konfirmon se të dy bashkëshortët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Related article  'Kosovo je Serbia', tronditja e Rinasit per kercenim me bombe, zbardhet mesazhi kërcënues i rusit qe...

Përveç plagosjes fizike të çiftit, mësohet se e lënduar emocionalisht nga e gjithë ngjarja ka mbetur edhe vajza e tyre, e cila ka qenë dëshmitare e konfliktit.

Sipas informacioneve të fundit, mosmarrëveshja mes fqinjëve ka nisur fillimisht për bagëtitë e familjes Disha, të cilat kishin hyrë në pronën e Shpëtim Osmës. Gjatë debatit verbal që ka vijuar, kryefamiljari Disha ka lëshuar të lirë qenin e familjes, të cilin e mbanin për të ruajtur bagëtitë. Ky veprim ka shqetësuar Shpëtim Osmën, i cili fillimisht ka qëlluar me ar.më me synimin për të vra.rë qenin. Fatkeqësisht, plu.mbat nuk kanë arritur objektivin e tij fillestar, por kanë prekur Samiun dhe Nadire Dishën, duke i plag.osur ata.

Related article  Tha se nuk ka lypës, por vetëm njerëz që sillen si të tillë, shkarkohet ministrja

Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, Shpëtim Osma ka deklaruar se qëllimi i tij nuk ka qenë të pla.goste fqinjët, por të qëllonte qenin, të cilin e ka konsideruar si të rrezikshëm. Megjithatë, kjo dëshmi do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme nga ana e grupit hetimor të Prokurorisë, i cili po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe dokumentimin e saj ligjor. Vetëdorëzimi i autorit të dyshuar pritet të lehtësojë procesin e hetimit dhe të sjellë më shpejt zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Related article  Nuk është Egli, kamera kap Gjestin duke u puthur në buzë me vajzën tjetër në Big Brother
Published inLajme