Skip to content

Atentat në Vlorë, vritet 30-vjeçari

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Related article  Klani 'Veliaj' kërkon 'kokën' e Ramës, futet ne loje edhe Mero Baze me foton e Sanaderit, a do të jetë i njëjtë fati…

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Related article  Pas mesazheve te Ballukut, furtunë nga Rama. Ndryshime te forta, ja emrat qe largohen dhe emerohen

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Related article  Ja cilat janë llojet e femrave që tërheqin meshkujt!
Published inLajme