Një konflikt i çastit mes drejtuesve të mjeteve në autostradën Durrës-Tiranë ka përfunduar në një ngjarje të rëndë. Rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës, një 35-vjeçar, i identifikuar si L. Sh., ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pas një debati rrugor që dyshohet se nisi për motive të dobëta, si një parakalim i pakujdesshëm.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, nje person u qëllua nga dy te tjere, vëllezër nga fshati Xhafzotaj. Autoret e dyshuar, E. D., 46 vjeç, dhe E. D., 40 vjeç, pas debatit verbal, kanë nxjerrë armën dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit të 35-vjeçarit. Fatmirësisht, i plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet policore kanë reaguar menjëherë, duke shpallur në kërkim dy vëllezërit e dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë kryer veprimet hetimore për të mbledhur prova materiale dhe për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.
Kjo ngjarje e shmangshme ka shërbyer edhe si një sinjal alarmi për dhunën e mundshme që shfaqet në rrugë, duke u nxitur nga konflikte të çastit.