Skip to content

Atntat ndaj ish-kryeministrit në mes të

Farooq Abdullah, ish-kryeministër i rajonit indian Jammu dhe Kashmir (rajon në veri të nënkontinentit indian, në zonën e Himalajeve), i shpëtoi për mrekulli një atentati gjatë një ceremonie martesore, pasi një person u përpoq ta qëllonte nga një distancë shumë e afërt.

Sulmi ndodhi në prani të shumë të ftuarve, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë bëri të mundur neutralizimin e autorit dhe shmangien e një tragjedie.

Pa shfaqur asnjë shenjë pendese, burri që tentoi të vriste ish-kryeministrin Abdullah (i cili është njëkohësisht kryetar i Partisë Jammu dhe Kashmir), i tha policisë të mërkurën se kishte pritur 20 vite për këtë moment. Ai pranoi se sulmi vinte nga një “agjendë personale”.

Related article  E bujshme në Big Brother, Egli Tako ndërpret garën! Zbulohet arsyeja e trishte

Incidenti ndodhi gjatë një dasme në Jammu, ku pamjet treguan sulmuesin 63-vjeçar, Kamal Singh Jamwal, duke iu afruar Abdullahut (i cili mbrohej nga truprojat) përpara se të qëllonte me armën e tij personale të licencuar. Plumbi nuk e goditi objektivin dhe Jamwal u neutralizua menjëherë nga komandot e Gardës Kombëtare të Sigurisë (NSG), të cilët i shpëtuan mrekullisht jetën ish-kryeministrit.

Related article  EMRI/ Media italiane ngre në “qiell” kardiokirurgun shqiptar: Mijëra zemra janë në dorën e tij

Kur një polic e pyeti pse donte ta vriste Abdullahun, i akuzuari tha: “Sot pata mundësinë ta vrisja, por nuk u vra, ai mbijetoi.” Kur u pyet përsëri për motivin, ai u përgjigj: “Kisha misionin tim.”

Jamwal u rrah nga njerëzit e pranishëm në ceremoninë martesore dhe më pas u arrestua.

Rakesh Singh, një dëshmitar okular, i tha PTI-së se Jamwal pretendonte të ishte kryetar i një organizate të panjohur më parë të quajtur “Jagran Manch”. I akuzuari tha se jetonte nga qiratë e tre dyqaneve që zotëronte.

Related article  Makina perplaset e merr flake me tre persona brenda, polici hero futet mes flakeve...(VIDEO TRONDITESE)

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka folur edhe i biri i shënjestrës së atentatit, kryeministri aktual i rajonit Omar Abdullah i cili shkroi në X: “Allahu është i mëshirshëm. Babai im shpëtoi për pak. Detajet janë ende të paqarta, por dihet se një burrë me një pistoletë të mbushur arriti të afrohej shumë pranë dhe të qëllonte.”

Published inLajme