Shpëtim Osma, autori i dyshuar i pla.gosjes me ar.më zjarri të çiftit Sami dhe Nadire Disha në fshatin Gosë të Rrogozhinës, i cili ndodhi paraditen e sotme, i ka dhënë fund arratisjes së tij duke u vetëdorëzuar në orët e fundit pranë autoriteteve policore. Vetëdorëzimi erdhi pas rreth dy orësh nga momenti i ngjarjes, ndërkohë që forcat e policisë kishin rrethuar perimetrin me qëllim kapjen e tij.
Siç u raportua më herët, Sami Disha dhe bashkëshortja e tij, Nadire Disha, mbetën të pla.gosur nga të shtë.nat me ar.më zjarri. Lajmi i fundit konfirmon se të dy bashkëshortët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Përveç plagosjes fizike të çiftit, mësohet se e lënduar emocionalisht nga e gjithë ngjarja ka mbetur edhe vajza e tyre, e cila ka qenë dëshmitare e konfliktit.
Sipas informacioneve të fundit, mosmarrëveshja mes fqinjëve ka nisur fillimisht për bagëtitë e familjes Disha, të cilat kishin hyrë në pronën e Shpëtim Osmës. Gjatë debatit verbal që ka vijuar, kryefamiljari Disha ka lëshuar të lirë qenin e familjes, të cilin e mbanin për të ruajtur bagëtitë. Ky veprim ka shqetësuar Shpëtim Osmën, i cili fillimisht ka qëlluar me ar.më me synimin për të vra.rë qenin. Fatkeqësisht, plu.mbat nuk kanë arritur objektivin e tij fillestar, por kanë prekur Samiun dhe Nadire Dishën, duke i plag.osur ata.
Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, Shpëtim Osma ka deklaruar se qëllimi i tij nuk ka qenë të pla.goste fqinjët, por të qëllonte qenin, të cilin e ka konsideruar si të rrezikshëm. Megjithatë, kjo dëshmi do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme nga ana e grupit hetimor të Prokurorisë, i cili po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe dokumentimin e saj ligjor. Vetëdorëzimi i autorit të dyshuar pritet të lehtësojë procesin e hetimit dhe të sjellë më shpejt zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë në fshatin Gosë të Rrogozhinës.