Skip to content

Kjo nuk pritej! Per ju qe keni EURO mèsoni lájmin e kèq qe nuk e priste askush!

Kursi i këmbimit Euro–Lek vijon tendencën rënëse, duke shënuar një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye këtë javë me 96.49 lekë, niveli më i ulët i regjistruar deri tani.

Agjentët e tregut e lidhin këtë ecuri me flukse të shtuara të euros, kryesisht për arsye sezonale. Megjithatë, në terma vjetorë, rënia mbetet e moderuar, rreth 1.8% krahasuar me një vit më parë.

Related article  Tronditëse/ Lajm i keq për Kosovën dhe Albin Kurtin nëse nuk formohet qeveria për 2 javë Evropa do…

Stabiliteti relativ i kursit po mbështetet nga ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë, e cila po blen valutë për të frenuar forcimin e mëtejshëm të lekut, në funksion të objektivit për inflacionin.

Inflacioni vjetor në nëntor zbriti në 2.1%, i ndikuar kryesisht nga komponenti i importuar.

Sipas Guvernatorit Gent Sejko, deri në fund të 9-mujorit 2025, Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 800 milionë euro nga tregu dhe pritet që deri në fund të vitit kjo shifër të kalojë 1 miliard euro.

Related article  LAJM I FUNDIT - Rama njofton masën e paprecedentë: Tani, të gjithë duhet të ...

Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu një përmirësim të ndjeshëm të bilancit të llogarisë korrente, i cili në tremujorin e tretë të vitit 2025 rezultoi pozitiv me 658 milionë euro, një rritje prej 90% krahasuar me një vit më parë.

Related article  LuftA e fshehtë për pushtet: A po e rrëzon Olsi Rama një nga njerëzit e Kryeministrit?

I kombinuar me investime të huaja direkte mbi 1.2 miliardë euro, ky zhvillim shpjegon presionin rënës mbi kursin Euro–Lek.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto të dhëna duhen interpretuar me rezervë, pasi një pjesë e statistikave mbështetet në vlerësime indirekte, ndërsa flukset informale të valutës mbeten një faktor i vështirë për t’u matur. Monitor

Published inLajme