Skip to content

Askush nuk i priste/ Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë në listën e sigurtë të PS-së në Tiranë

Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur takimet me 12 drejtuesit politik të qarqeve dhe ka vulosur përfundimisht dhe listën e kandidatëve për deputetë. Më pas, do të mblidhet kryesia e PS rreth orës 19:30 për t’u komunikuar 186 kandidatët për deputetë për garën e 11 majit.

Për qarkun e Tiranës, emrat në listën e sigurtë janë: Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali duke qenë dhe drejtuese politike, Ervin Hoxhaj minsitri i Brendshëm, Adea Pirdeni ministre për Antikorrupsionin, Lindita Nikolla ish kryetare e Kuvendit, Igli Hasani ministër i Jashtëm, Blendi Gonxhe ministër i Ekonomisë dhe Kulturës, Helena Kaçe dhe Zerina Bruçi të dyja vijnë nga strukturat më të reja të PS.

Related article  Amerika jep ‘lajmin e zi’ per PD dhe Berishen, Rama me i lumtur se kurre

Ndërsa në listat e hapura, aty ku gara do të jetë më e fortë ku deputetëve do t’u duhet të marrin votën e drejtpërdrejtë, pritet të jenë: Erion Braçe, Etilda Gjonaj, Fatmir Xhafaj, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipi dhe Pandeli Majko.

Related article  Si Luizi, Gjesti firmos kontratë me Top Channel, zbulohen detajet

Në qarkun e Tiranës do të ketë 49 emra që do të jenë të plotë për të prezantuar garën. Nga ana tjetër nuk kemi ende një vendimmarrje të kryminstrit Edi Rama, pra është lënë të kuptohet nga vetë ai që nëse do të jetë deputet do të jetë në qarkun e Tiranës, edhe pse ai e ka deklaruar që mendon se mund edhe të mos jetë fare kandidat i PS në këto zgjedhje.

Related article  Emrat/ Pretendonin të merrnin mandate deputeti, dorëhiqen dy kandidatët e Tom Doshit

 

Published inLajme