Skip to content

Arrestohet nga policia greke këngëtari shqiptar

Kristos Mastoras, këngëtari i njohur me origjinë nga Dropulli, është arrestuar nga policia greke për shkak të gjendjes së dehur.

Christos Mastoras është një këngëtar i njohur në Greqi dhe i dashur për publikun. Ai është me origjinë shqiptare, nga fshati Vodhinë i Dropullit të Sipërm në Qarkun e Gjirokastrës, por familja e tij u zhvendos në Greqi kur ai ishte 3 vjeç.

Related article  Kishin dalë për dru në pyll/ 27-vjeçari gjendet i ngrirë, babai i tij në gjendje të rëndë (Emrat)

Sipas burimeve policore, të cilave iu referohet shtypi grek, arrestimi ka ndodhur gjatë natës, afër sheshit Omonia. Policia ka konfirmuar se Mastoras kishte një nivel alkooli prej 0.83 mg. Sipas raportimeve të mediave vendase, ai ka tentuar të largohet nga postoblloku, por është ndaluar nga forcat e rendit. Për këtë arsye, ai do të paraqitet në gjykatë gjatë ditës së sotme për masë sigurie.

Related article  Ta kesh të qartë që sot/ Brikena ia thotë troç Mateos: Nëse dal nga shtëpia, ja çfarë do ndodhë mes nesh

Published inLajme