Skip to content

Arrestohet ish-zyrtari i larte i PD – E shkuara e erret nga shitja e makinës që u përdor në vrasje, te prangosja si

Kid Kazazi 30 vjeç nga Kavaja, dikur kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këtë qytet, u arrestua të premten pasi ishte shofer i makinës ku u kap Ferhat Kaja, pronar i lokal ‘Stockoholm’ në Tiranë, që dhunoi pak javë më parë pronarin e lokalit Tokyo.

Vetë Kazazi ishte person i shpallur në kërkim 3 muaj për një atentat të mbetur në tentativë, pasi qëlloi me armë ndaj makinës në lëvizje në Fllakë të Durrësit ku udhëtonte Arbër Goreja 36 vjeç me dy fëmijët 14 e 15 vjeç. 36-vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa të miturit fatmirësisht nuk pësuan lëndime.

Related article  Pas rrëfimit të Antonela Berishës, reagon Klea Prenga

Shkak i asaj ngjarje ishte një sherr mes Arbër Goreja dhe babait të Kid Kazazit. Goreja e kishte goditur me grusht Eqerem Kazazin (babai i Kid Kazazit) dhe i biri ishte betuar se nuk do t’ja falte 36-vjeçarit.

Por vetë babai i Kid Kazazit, Eqerem Kazazi, rezulton të jetë një person që ka patur probleme me drejtësinë. Dikur ai ka qenë dëshmitar në një proces gjyqësor në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër të pandehurve të Bandës së Durrësit, për një vrasje të dyfishtë dhe plagosje në vitin 1998.

Bëhet fjalë për vrasjen e Viron Currit dhe Arjan Pajës, e plagosjen e Marsel Sotirit në vitin 1998 në Rrashbull të Durrësit. Ndërkohë, një vit më vonë, në vitin 1999, u eliminua edhe Marsel Sotiri.

Related article  Parashikimet e fuqishme të horoskopit për vitin 2025: Shenjat më pa fat dhe më me fat

Eqerem Kazazi u arrestua në vitin 2012 me urdhër të prokurorit Anton Martini për shkak të ndryshimit të deklarimeve të tij të dhëna në datat 8 prill e 16 maj 2006 në cilësinë e dëshmitarit.

Në momentin e shoqërimit nga agjentët e policisë në atë periudhë, Kazazi shprehu habinë për arrestimin, duke u justifikuar me fjalët: “Nuk i mbaj mend ato që kam thënë se kanë kaluar disa vite”.

Eqerem Kazazi ishte thirrur në Gjykatën e Krimeve të Rënda në atë kohë si dëshmitar në vrasjen e shtetasit Marsel Sotiri. Mirëpo për këtë akuzë, çështja ndaj Kazazit u pushua për shkak të amnistisë së shpallur nga parlamenti.

Related article  'Çfarë ke veshur, fund, apo...' Zbulohen bisedat skandaloze te CEO kinez, i cili bënte gili-vili me gratë e Bankersit (EMRAT+FOTO)

Në 2006, Eqerem Kazazi kishte pranuar njohjen me Lulëzim Berishën nëpërmjet një mikut të vëllait të tij. Po kështu ai kishte pranuar se i kishte shitur makinën “Volkswagen Golf 2”, Ermir Dervishit, për 2 milionë lekë të vjetra. Makina “Golf 2” rezulton të ishte përdorur në atentatin e parë ndaj Marsel Sotirit, ku ai mbeti i plagosur, dhe ku u vranë shokët e tij Viron Curri e Arjan Paja.

Published inShowbizz