Skip to content

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK – Arsyeja e thirrjes

Në vijim të hetimeve për dosjen “Veliaj”, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, është paraqitur në mëngjesin e kësaj të enjteje në ambientet e SPAK. Ai u thirr për të dëshmuar si “person në dijeni”, pa praninë e avokatit, në lidhje me hetimet ndaj vëllait të tij, Erion Veliaj, dhe familjes. Banesat dhe bizneset e Arbër Veliajt kanë qenë më parë në shënjestër të kontrolleve të SPAK-ut.

Detaje të reja nga hetimi

Vëllai i kryebashkiakut më herët ka bërë ankimim në GJKKO dhe në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tij, duke përfshirë edhe shoqërinë “G.” sh.p.k. Megjithatë, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e tij. Gjatë hetimeve, emri i Arbër Veliajt është përmendur shpesh në dosjen voluminoze të SPAK-ut.

Related article  Franceska Murati ne rrjeten e SPAK, historia si e Drilona Bocit dhe Elvana Gjates, zbulohet bosi i parave te droges

Dosja hetimore ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, është finalizuar më 23 korrik dhe përfshin akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti, dyshohet se ka qenë në një skemë kriminale me gjashtë sipërmarrës, përfshirë biznesmenin Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.

Related article  Vrasja e dyfishtë nisi për një kafe, detaje të reja nga krimi

Në kuadër të këtij hetimi, një ish-financiere e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, është bërë dëshmitare bashkëpunëtore e drejtësisë. Ajo është një nga 30 të pandehurit në këtë çështje, ku përfshihen 14 persona dhe 16 kompani.

Related article  Zbulohet emri i vrasesit te dyshuar te Renisit, u be i njohur në atentatin ndaj Azem Hajdarit (EMRI)

Nga burime të tjera mediatike, thuhet se prokurorët kanë komunikuar zyrtarisht akuzat ndaj Erion Veliajt në ambientet e burgut të Durrësit. Akuzat ndaj tij, sipas SPAK-ut, bazohen në të dhëna për katër vepra penale të ndryshme. Veliaj, nga ana e tij, ka mohuar kategorikisht akuzat dhe i ka cilësuar ato si një komplot politik. Ai madje ka kërkuar nga GJKKO-ja që të shpallë të pavlefshme hetimet, por kjo kërkesë është refuzuar.

Published inShowbizz