Skip to content

Anulohet koncerti, Noizy ndalohet nga policia në aeroport – Detajet

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, nuk ka arritur të performojë në skenën e diskotekës Rinora 4 në Zurich mbrëmjen e djeshme, siç ishte parashikuar më herët. Burime të sigurta për “Prive” bëjnë të ditur se artisti është ndaluar nga autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes në aeroport.

Arsyet e sakta të ndalimit të reperit nuk janë bërë ende publike. Megjithatë, një problematikë e njohur për artistët që performojnë jashtë vendit lidhet shpesh me vizat e punës dhe mungesën e njoftimeve zyrtare drejtuar autoriteteve të vendeve përkatëse. Dyshohet se kjo mund të jetë edhe arsyeja e ndalimit të Noizyt.

Si pasojë e ndërhyrjes së autoriteteve zvicerane, koncerti i Noizyt në diskotekën Rinora 4 është anuluar. Të gjitha posterët dhe njoftimet që promovonin datën e 5 korrik janë hequr nga rrjetet sociale të klubit.

Pak para nisjes për në Zvicër, Noizy kishte postuar një foto në rrjetin social Instagram nga brenda avionit, duke treguar destinacionin e tij të radhës – Zurich. Mirëpo, që nga ai moment, nuk ka pasur asnjë reagim tjetër nga vetë artisti lidhur me këtë situatë në rrjetet e tij sociale. Fansat dhe ndjekësit e reperit mbeten në pritje të një sqarimi nga ana e tij mbi arsyet e anulimit të koncertit dhe ndalimit nga autoritetet zvicerane.

Published inLajme