Skip to content

Anulohen fluturimet…? Aeroporti “Nënë Tereza” jep njoftimin urgjent për shqiptarët

Tiranë – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka njoftuar pezullimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve drejt Tel Aviv dhe Dubai, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve dhe mbylljes së hapësirave ajrore në Lindjen e Mesme.

Vendimi është marrë pas zhvillimeve të fundit në rajon dhe nisjes së sulmeve ajrore, që kanë krijuar një situatë të pasigurt për trafikun ajror ndërkombëtar. Autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se masa është ndërmarrë për garantimin e sigurisë së pasagjerëve dhe ekuipazheve.

Related article  Si SPAK do përmbysë listën e PD në Tiranë! Kush jane deputetet qe i pret burgu dhe kush do u zere vendet

Në një njoftim zyrtar, TIA thekson:

“Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së hapësirave ajrore, të gjitha fluturimet drejt Tel Aviv dhe Dubai janë anuluar deri në një njoftim të dytë.”

Related article  'Nxënësi i Tony Blair' Si arriti Edi Rama të poshteronte Kryeministrin e Anglise në skenën botërore, cfare fshihet pas emigranteve

Pasagjerët e prekur nga ky vendim do të informohen nga kompanitë ajrore për riplanifikimin e fluturimeve ose procedurat e rimbursimit, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme.

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të ndikojnë ndjeshëm edhe në trafikun ajror ndërkombëtar, ndërsa autoritetet aeroportuale në disa vende kanë marrë masa të ngjashme pezullimi për destinacionet e prekura.

Related article  Sherr masiv në dasmë! Dhëndri dhe dasmorët rrahin brutalisht Shpat Kasapin - Detajet

Aeroporti i Tiranës ka bërë thirrje për mirëkuptim dhe këshillon pasagjerët të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara se të paraqiten në aeroport.

Published inLajme