Skip to content

Ambasada amerikane godet Ramën: Është e patolerueshme që…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një postim në lidhje me kërcënimet dhe censurën qeveritare ndaj fjalës së lirë, duke e cilësuar atë si një përbërës themelor të një demokracie funksionale. Në postimin e saj në Facebook, Ambasada shkruan: ‘Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë.’

Ajo thekson se liria e shprehjes vazhdon të jetë e kërcënuar në shumë pjesë të botës, siç u raportua në Raportin e të Drejtave të Njeriut të vitit 2024. Reagimi i Ambasadës, i cili i referohet deklaratës së Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, 12 gusht 2025, Uashington DC, vë në dukje se ‘qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi baza politike ose fetare’.

Related article  Afrohet stuhia e frikshme, meterologet paralajmerojne per rrezik te madh

Postimi i plotë ishte si më poshtë:

“Ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie funksionale. Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë. Liria e shprehjes mbetet e kërcënuar në shumë pjesë të botës, siç theksohet në Raportin e të Drejtave të Njeriut të vitit 2024. Qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi baza politike ose fetare. Dhe, pavarësisht se sa i papajtueshëm mund të jetë fjalimi i dikujt, kriminalizimi ose heshtja e tij me forcë shërben vetëm si një katalizator për urrejtje, shtypje dhe polarizim të mëtejshëm.” – Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, 12 gusht 2025, Uashington DC.

Related article  Amerika jep ‘lajmin e zi’ per PD dhe Berishen, Rama me i lumtur se kurre

“We consider freedom of expression to be a foundational component of a functioning democracy. Societies are strengthened by free expression of opinion, and government censorship is intolerable in a free society. Freedom of expression does remain under threat in many parts of the ëorld, as outlined in the 2024 Human Rights Report. Governments continue to use censorship, arbitrary or unlaëful surveillance, and restrictive laës against disfavored voices, often on political or religious grounds. And no matter, really, hoë disagreeable someone’s speech may be, criminalizing it or silencing it by force only serves as a catalyst for further hatred, suppression, and polarization.” – Tammy Bruce, Department Spokesperson, August 12, 2025, Washington DC.

Related article  Të afërmit flasin për jetën e Simakut: E shkatërruar për...
Published inShowbizz