Skip to content

Aldo Marku zbulon arsyen shokuese të ndarjes nga ish-bashkëshortja

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar se marrëdhënia e tyre kishte arritur një pikë ku nuk funksiononte më.

“Ka ardhur një moment që nuk po e flisnim më të njëjtën gjuhë,” u shpreh ai, duke theksuar se edhe pse ndarja nuk është e lehtë, ndonjëherë është e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe mirëkuptimin.

Related article  Kush është gruaja që u vra nga burri/ Zbardhen detaje tronditëse

Aldo shtoi se vendimi ishte i përbashkët dhe i mirëmenduar: “Ne vendosëm të ndaheshim që vajza jonë të mos rritej në një ambient me tensione.”

Related article  E trishte! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku

Pavarësisht ndarjes, ai theksoi se respekti mes tyre mbetet i pandryshuar: “Nuk është se nuk kemi respekt për njëri-tjetrin, përkundrazi, është një njeri që më ka dhënë një dhuratë të jashtëzakonshme, vajzën tonë.”

Related article  Moti bën surpriza fatale! Dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur (VIDEO)

Në fund, Aldo e bëri të qartë se ky vendim është përfundimtar: “Nuk ka kthim pas. Unë jam shumë mirë me këtë që kam vendosur.”

 

Published inLajme