Skip to content

Aktori Tanushi dedikim për vëllain e Unikkatilit: Mentori djali më i mirë, e ka…

Aktori Tanushi dedikim për vëllain e Unikkatilit: Mentori djali më i mirë, e ka…

Aktori Tanushi dedikim për vëllain e Unikkatilit: Mentori djali më i mirë – e ka dashtë krejt Prishtina, ka punu fort

Aktori Simon Tanushi ka bërë një dedikim për të ndjerin Mentor Palokaj, vëllain e reperit Unikkatil, i cili është gjetur pa shenja jete të dielen në një banesë në lagjen Arbëria në kryeqytet. Tanushi thotë se i ndjeri Mentori “ka punuar fort” dhe të njëjtin e ka “dashtë krejt Prishtina”.

Related article  Meta habit me kërkesën në gjykatën: Më lironi, sepse unë jam...

Postimin e nis me fjalët “Mentori është kanë djali më i mirë i Prishtinës”.

Aktori thotë se ka dalë edhe në vendin e ngjarjes pasi ka marrë lajmin për vdekjen e shokut të tij, ndërsa bën thirrje që të priten rezultatet e autopsisë përpara se të raportohet mbi shkaqet e vdekjes.

Postimi i tij i plotë:

Mentori asht kane djali ma i miri i Prishtines!

Related article  Flakët shkrumbojnë ‘shtëpinë e barit’ në Angli, dy shqiptarë në gjendje të rëndë

E ka dasht krejt Prishtina, sepse asht kane shok per secilin edhe djal i zoti!

Nuk kam njoft njeri qe ka shoqni ma shume.

Ka punu fort!

Mbi te gjitha asht kane djal sportist. Prandaj lajmet qe po qarkullojne neper portale, me tituj “bombastik” se gjaja ka vdeke nga mbi doza… lajme te pa konfirmume, nuk qendrojne!

Une me disa shok te Mentorit ishim te banesa e Mentorit… Secili mekanizem shtetror, tu fillu nga emergjenca, policia, njesiti hetimor, prokurori dhe mjeksia ligjore po e bajn punen e vet.

Related article  Trѻnditëse! Mbi 240 të vd℮kʋr. Konfirmohet se nuk ka të mbijetuar nga tragj℮día që sapo ndodhi (VIDEO-FOTO)

Une e kuptoj qe interesimi i mediave dhe qytetarve asht shume i madh per ta kuptu te verteten, por nuk eshte etike te spekulohet per nji fatkeqsi.

Pritni rezultatet e mjeksise ligjore, pastaj shkruni.

Ngushllime familjes Palokaj!

Ngushllime vellaut Viktorit !

Mentori pushofte ne Paqe !

Published inLajme