Skip to content

Aksioni i fundit – Gati prangat për tre policë. Detajet

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Drinks”, duke goditur një rast të kontrabandës së pijeve alkoolike.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një shtetas me inicialet A. Ll., 53 vjeç dhe banues në Korçë, është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor “Kapshticë – Blilisht”. Ai u kap duke transportuar me automjet një sasi pijesh alkoolike, të cilat dyshohet se ishin futur kontrabandë nga Greqia pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Related article  Cfarë po ndodh me jetën e Xhensila Myrtyzajt pas ndarjes? Dalin detajet int*me te saj qe nuk priteshin

Në vijim të hetimeve, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për tre punonjës të Degës Doganore Kapshticë me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Këta janë shtetasit K. P., 45 vjeç, A. G., 61 vjeç, dhe R. M., 40 vjeç, të cilët dyshohet se nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin për zhdoganimin e mallrave.

Related article  E dyta në histori - Kush është e vetmja grua që zgjidhet shefe komisariati - Detajet

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar si provë materiale sasën e pijeve alkoolike të kontrabanduara dhe automjetin e përdorur për transportin e tyre.

Operacioni “Drinks” është rezultat i punës së specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.

Related article  Zgjedhjet/ Ministri Hoxha shpjegon si do të regjistrohen emigrantët
Published inLajme