Skip to content

Aksion i madh policor, arrestohet biznesmeni – VIDEO

Një operacion i madh i policisë greke kundër kontrabandës së naftës ka çuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë: biznesmenit Bashkim Sulkaj, 66 vjeç, dhe shoferit të tij, Astrit Delilaj, 67 vjeç. Mediat fqinje raportojnë se operacioni është shtrirë në të gjithë Greqinë dhe se autoritetet greke po bashkëpunojnë me ato shqiptare për të zbuluar lidhjet e këtij rrjeti edhe në Shqipëri.

Si funksiononte skema e kontrabandës

Sipas dosjes hetimore, ky rrjet kriminal drejtohej nga shtetasi grek Thomas Stefanakos, i cili kishte ngritur dy nënsektorë, njëri prej të cilëve drejtohej nga Bashkim Sulkaj. Organizata bashkëpunonte me persona ende të paidentifikuar në Shqipëri, Bullgari dhe Poloni.

Related article  Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, ja çfarë po ndodh me legjendën e Formula 1

Një nga skemat e zbuluara ishte kontrabanda e karburantit përmes doganës së Kapshticës. Kompanitë e organizatës deklaronin në mënyrë të rreme në doganat rumune, bullgare dhe greke se po transportonin sasi të mëdha benzine pa plumb drejt Shqipërisë për një kompani me emrin “JAMB SH.A”.

Në realitet, cisternat transportonin vajra nafte, një lëndë që nuk i nënshtrohet akcizës dhe ka kosto shumë më të ulët. Këto ngarkesa, megjithëse ishin destinuar për tregun grek, transportoheshin në Shqipëri me deklarata false, duke i mundësuar rrjetit të fitojë shuma të mëdha parash nga evazioni fiskal.

Related article  E mbajta me bukë, flinte me mu, la shtatzanë tjetrën! Livia nuk duron me ndaj Mevlanit: Cpo ndodh mes saj dhe gruas tjeter

Sekuestrimet dhe fitimet e organizatës

Gjatë kontrolleve në pika karburanti, shtëpi dhe automjete në të gjithë Greqinë, policia ka sekuestruar një arsenal të gjerë provash dhe pasurish:

  • Mbi 250,000 litra naftë dhe karburant të kontrabanduar.
  • Një shumë prej 800,000 eurosh në para cash.
  • Softuer të modifikuar për manipulimin e sistemit të matjeve në pikat e karburantit.
  • Armë zjarri dhe municione.
  • Një flotë me makina, motoçikleta, furgonë, kamionë dhe rimorkio.
Related article   “Je një pëllëmbë, unë jam dy metra”,  Rozana Radi përplaset fort me këngëtarin

Sipas hetimeve, që nga fillimi i vitit 2025, organizata ka arritur të fitojë rreth 3,000,000 euro nga kontrabanda dhe falsifikimi i karburantit. Bashkim Sulkaj rezulton të jetë pronar karburantesh në Shqipëri, si në Maliq dhe Tiranë, dhe sipas dokumenteve, ai banon edhe në Selanik.

Published inShowbizz