Skip to content

Aksidenti me 4 viktima/ Lirohet nga qelia…

Ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për rivlerësimin e masave të sigurisë tre të arrestuar, për aksidentin e regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në aksin Vorë-Fushë Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj.

Gjykata ka lënë në burg shoferin e betonieres, 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi. Ai i ishte i pajisur me leje drejtimi, por jo për mjetet e rënda, teksa në momentin e aksidentit, kishte ndaluar në karrexhatë betonieren, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Në dëshminë e dhënë para togave të zeza, i riu ka deklaruar se në momentin e aksidentit ndodhej në betoniere, ku ka tentuar të hapë derën e automjetit të viktimiva, por ka qenë e pamundur. Po ashtu, ai thotë se ka njoftuar edhe kompanionë, si dhe familjarët.

Related article  Parashikimi i motit per sot

“Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave. Kur makina më goditi nga pas, dola menjëherë dhe tentova të hap dyert. Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. Mora kontakt me kompaninë dhe kërkova që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët. E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe u dorëzova.”, u shpreh Aleksandër Krrashi. Mësohet se i riu ka plagë djegieje në fytyrë.

Gjithashtu, gjykata ka lënë në burg edhe kushëririn e shoferit të betonieres, shtetasin Valentin Krrashi, 25 vjeç, i cili dyshohet se e ka larguar 24-vjeçarin me automjet nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Related article  Plani me detaje i 3 vellezerve per te vrare Renisin, dalin pamjet e levizjes se vrasesve, e ndiqnin kudo (VIDEO)

Ndërkohë, gjykata ka liruar nga burgu shtetasin Danjel Koxha, 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, “HEL-JON” sh.p.k.në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, teksa akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.” – njoftoi Policia dy ditë më parë.

Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim shtetasi Samir Hoxha, 27 vjeç, pronar dhe administrator i kompanisë “HEL-JON” sh.p.k., ku ishte i punësuar Aleksandër Krrashi. Samir Hoxha është djali i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.

Related article  Fundjavë me kthesa të forta për këto tre shenja horoskopi, vetem nje ka fat ne dashuri

Si ndodhi aksidenti?

Dyshohet se 25-vjeçari Enejdi Laçi, po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara me automjetin e tij tip “Mercedez Benz” dhe ka përplasur nga mbrapa betonieren e ndaluar në rrugë dhe që drejtohej nga Aleksandër Krrashi.

Pas përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën, veç shoferit, dhe vëllai i tij pasagjer Erildi Laçi, 20 vjeç, dhe dy pasagjerët e tjerë Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, duke u djegur brenda mjetit.

Erildi Laçi sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe i vëllai i tij, së bashku me kushëririn dhe shokun kishin shkuar për ta marrë në aeroportin e Rinasit.

 

Published inLajme